Politike

Habit Sandër Lleshaj! Ministri bën deklaratën “live”: Vetëm diktaktura e bën 0 krimin. S’kishim drogë në ’85-ën ne

Lleshaj, për të provuar idenë e tij, u tha dy moderatorëve se gjatë viteve 70-80, kur Shqipëria ishte e bllokuar nga regjimi, nuk kishte as vrasje dhe as kultivim lëndësh narkotike. 
Featured image of article: Habit Sandër Lleshaj! Ministri bën deklaratën “live”: Vetëm diktaktura e bën 0 krimin. S’kishim drogë në ’85-ën ne Sandër Lleshaj

TIRANË– Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka habitur me deklaratën e tij në emisionin “Kjo Javë”. Në fjalën e tij, teksa po komentonte situatën e krimit në vend, ministri është shprehur se nuk mund ta kthejnë zero, pasi një gjë të tillë mund ta bëjë vetëm një regjim komunist. 

Lleshaj, për të provuar idenë e tij, u tha dy moderatorëve se gjatë viteve 70-80, kur Shqipëria ishte e bllokuar nga regjimi, nuk kishte as vrasje dhe as kultivim lëndësh narkotike. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Vetëm diktaktura e bën 0 krimin. Se e bën vetë shteti krimin. Nuk kemi pasur drogë këtu në vitin 1985. Është fakt. Një shoqëri demokratike nuk e ndalon dot. Thuhet u bë nami për një vrasje. Kjo gjë do të ndodhi përsa kohë do të kemi liritë. Rëndësi ka si i kemi instrumentat mbi të,”-tha Lleshaj. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment