
TIRANË– Nora Malaj ka folur hapur në lidhje me integrimin e saj pas adoleshencës dhe për arritjen e pjekurisë seksuale. E ftuar në ‘ABC e pasdites’, Malaj tha se kur ishte e vogël, në moshën e adoleshencës, ajo nuk ishte shumë e informuar në lidhje me këto tema.
Madje Malaj shtoi se mendonte se kur një djalë do t’i qëndronte afër, do të ngelte shtatzënë.
“Është vërtet e çuditshme. E mbaj mend, në vitin 2003, kur do realizonin një program. Është për tu habitur në fakt, por…unë mendoja se nëse ai djali do më rrinte afër, do ngelesha shtatzënë,”- tha Malaj ndër të tjera.
(f.m/dosja.al)