Politike

Habit Neritan Ceka: I kam puthur dorën Monika Kryemadhit për gjestin ndaj Ramës

Ceka ka deklaruar se i ka puthur dorën Monika Kryemadhit pasi goditi me çizme Ramën në Kuvend.
Featured image of article: Habit Neritan Ceka: I kam puthur dorën Monika Kryemadhit për gjestin ndaj Ramës Monika Kryemadhi dhe Neritan Ceka

Tiranë- Neritan Ceka, ish-kreu i Aleancës Demokratike  ka na çuditur së fundmi me një deklaratë të tij.

Teksa ishte duke folur për zgjedhjet e 30 qershorit dhe  krizën politike në vend, Neritan Ceka u shpreh se i ka puthur dorën kryetares së LSI-së Monika Kryemadhit, për gjestin se goditi me çizme kryeministrin Edi Rama në kuvend.

“Jemi akoma në kohën e gëzimit, Shqipërinë e ka bërë Kosova. Jemi një vend që kërkon shkatërrimin e qytetarëve, gjë që nuk ndodh në Kosovë. Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa…a mund ta bëjmë Shqipërinë si Kosova, moralisht është më e mirë se ne. Si qytetar, si votohet, si përgatiten zgjedhjen, jo si këta që çojnë bandat. Sa të jetë OSBE-ja që kemi këtu nuk ka zgjedhje të lira këtu. Për sa kohë të që ai të ulet në tryezë me një kryebandit, ai nënkupton se këtu s’ka zgjedhje të lira. Dua ta takoj atë gocën që ka shkruar “Shame on you” t’i puth dorën, se s’ka burra Shqipëria. I kam puth dorën Kryemadhit që e goditi Ramën me çizme. I kam thënë me cilën dorë e qëllove dhe i putha dorën”, tha Ceka në studion e “Repolitix” në Report Tv.

Teksa opozita ndodhej në Kuvend dhe kundërshtonte zgjedhjen e Arta Markut në krye të Prokurorisë, në shenjë revolte kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi goditi në Kuvend kryeministrin Rama me një nga çizmet e saja.

J.V/Dosja.al

Shto Koment