
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka surprizuar me deklaratën e tij. I ftuar në forumin “Biseda për tranzicionin”, nën moderimin e Prof.Asoc.Dr. Belina Budini, Meta vlerësoi kryeministrin Edi Rama me një dhjetë me yll.
Por, jo pozitivisht. Sipas Metës, Rama e meriton këtë vlerësim, pasi ka manipuluar raportet ndërkombëtare dhe përpiqet të intimidojë popullin shqiptar.
“Jam ende në krye të detyrës nuk di ta them si do mbahem mend, por me kënaqësi e them se pas largimit të opozitës nga Kuvendi dhe mos futjen në zgjedhje, pas përpjekjeve sistematike të kryeministrit për kapjen e Gjykatës Kushtetuese, Presidenti ishte i vetmi institucion që punonte që demokracia të mos binte në blackout. Rama meriton 10 me yll se ka manipuluar raportet ndërkombëtare, sikur këtu po bëhej çudi me reformat, ne e dinë se po të kishte ecur kështu me reformat do na ishin çelur negociatat. Qeveria ka dalë nga kontrolli i popullit, përpiqet ta intimidojë e frikësojë popullin. Ky nuk është tipari i një vendi demokratik. Ne as pas 2025 nuk i çelim dot negociatat,”- tha Meta.
(f.m/dosja.al)