Sport

Haaland shpëton nderin e Borussia Dortmund, Paderborni i Gjasulës bie matematikisht

Ndonëse vuajtën jo pak për të gjetur golin e fitores, verdhezinjte me këtë tre pikësh ngjiten në kuotën e 66 pikëve, 4 më pak se Bayerni kryesues, që luan sonte një sfidë të vështirë me Borussia Monchengladbach
Featured image of article: Haaland shpëton nderin e Borussia Dortmund, Paderborni i Gjasulës bie matematikisht Haaland
Përditësuar:

GJERMANI-Erling Haaland shënoi një gol në minutën e 5-të shtesë të përballjes mes Fortuna Dusseldorf dhe Borussia Dortmund dhe u dha këtyre të fundit fitoren minimale 0-1, që mban ende të hapur garën për titullin kampion.

Ndonëse vuajtën jo pak për të gjetur golin e fitores, verdhezinjte me këtë tre pikësh ngjiten në kuotën e 66 pikëve, 4 më pak se Bayerni kryesues, që luan sonte një sfidë të vështirë me Borussia Monchengladbach.


Paderborni i Jurgen Gjasulës bëhet skuadra e parë e Bundesligës, që bie edhe matematikisht një kategori më poshtë, prej nga erdhi një vit më parë, teksa pasditen e sotme u mposht me rezultatin e thellë 1-5 nga rivali direkt për mbijetesë Werder Bremen.

Sfida në “Benteler Arena” të Paderbornit nisi me mjaft vrull nga ana e miqve ,që në minutën e 18’ fituan një 11-metërsh, por goditja e Milot Rashicës nuk ishte e saktë dhe rezultati vijoi të mbetet i barabartë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Megjithatë vetëm 3 minuta më vonë ishte Klassen që zhbllokoi shifrat, ndërsa më vonë Osako, sërish Klassen, Eggestein dhe Fulkurg vulosën suksesin e Werder Bremen, duke bërë që goli i Sabiri për vendasit, të shërbente vetëm për statistikë.

Mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Klaus Gjasula ishte sërish titullar dhe qëndroi në fushë për 78 minuta, ndërsa sot u bë pjesë e historisë së Budesligës, si lojtari me më shumë kartonë të verdhë në një sezon të vetëm.

 E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment