Kush vrau kë? Dëshmitë e plota të Dumanit e Hoxhajt, PAGESAT dhe SHËNJESTRAT. Ndihma nga 'shteti'
Nuredin Dumani, Henrik Hoxhaj dhe të shumëkërkuarit TIRANË- Bashkëpunuan në krime e tashmë po bëjnë të nj...
Nuredin Dumani, Henrik Hoxhaj dhe të shumëkërkuarit TIRANË- Bashkëpunuan në krime e tashmë po bëjnë të nj...
Foto Ilustruese SHBA- Shqipëria ka porosiur raketa antitank Javelin. Lajmi është bërë i ditur nga kompania amerikane Lockhead Mart...
Foto Ilustruese TIRANË- Këshilli i Evropës i ka vënë pikat mbi ‘i’ raportit për Shqipërinë! Pikat m&eum...
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka bërë me dije detaje të tjera lidhur m...
TIRANË – Konsolidimi i mëtejshëm i sektorit bankar, pas blerjes së Alpha Bank Albania nga OTP, pritet të rrisë konkurrencën në sektorin bankar. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, u shpreh gjatë takimit të fundvitit me Shoqatën Shqiptare të Bankave, se krijimi i bankave më të mëdha nga procesi i shitblerjeve dhe bashkimeve ofron mundësi për rritje më të madhe të kreditimit. Ai iu kërkoi bankave të përcaktojnë objektiva strategjikë, për të shfryëtzuar sa më mirë potencialet e rritjes së huadhënies.
“Sektori bankar do të vijojë të konsolidohet më tej vitin që vjen, pas blerjes 100% të aksioneve të Alpha Bank sh.a. nga OTP NYRT. Ky zhvillim pritet të sjellë rritje të konkurrencës, veçanërisht ndërmjet aktorëve më të mëdhenj të tregut. Portofoli i kredive mbetet kontribuuesi kryesor në të ardhurat e bilanceve, dhe për të mbajtur pozicion konkurrues, bankat duhet ta ruajnë dhe ta rrisin atë në vazhdimësi. Ndërkohë që tregu ofron mundësi për rritje të kreditimit dhe bankat kanë likuiditet dhe mjaftueshmëri të kapitalit, është e domosdoshme të krijohet një vizion afatgjatë dhe të përcaktohen objektiva strategjikë, të hartuar me kujdes për të shfrytëzuar këtë potencial në afatgjatë, me qëllim ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme në bankë dhe forcimin e marrëdhënieve me klientët,” tha Sejko.
Ai adresoi gjithashtu shqetësimet në rritje të bankave tregtare në vend lidhur me forcimin e kërkesave rregullatore, veçanërisht ato që lidhen me kapitalizimin. Sejko tha se ky proces do të jetë gradual dhe i kujdesshëm, për të mos penguar potencialet e rritjes së sektorit bankar.
“Banka e Shqipërisë, si autoriteti përgjegjës për mbikëqyrjen e 90% të tregut financiar, luan një rol të rëndësishëm në procesin e përafrimit të kuadrit ligjor me atë të Bashkimit Evropian. Pjesë e këtij procesi janë dhe kërkesat shtesë të kapitalit, të cilat u prezantuan gjatë vitit të kaluar. Qëllimi ynë është prezantimi i kujdesshëm i këtyre kërkesave, pa dëmtuar konkurrencën e bankave individuale dhe kufizuar potencialin e tyre për rritje. Ky proces shtrihet në një kuadër kohor afatgjatë dhe gjatë këtij afati, ne do të monitorojmë nga afër progresin e krijimit të kapitalit të nevojshëm dhe plotësimin e Kërkesës Minimale për Kapital dhe Detyrime të pranuara (MREL), si dhe do të kalibrojmë me kujdes dhe fleksibilitet kërkesat agregate për kapital, me qëllim që të mos pengohet rritja organike dhe e shëndetshme e veprimtarisë bankare. Ndërkohë, fitimi pozitiv ofron një mbështetje të sigurt për rritjen e kapitalit,” u shpreh ai.
Duke folur për nismat e reja të bankës qendrore, Sejko tha se së shpejti, Banka e Shqipërisë do të prezantojë edhe sistemin e ri të pagesave për shlyerjen e pagesave në monedhën Euro. Ky sistem ka për qëllim të rrisë efektivitetin e këtij segmenti të tregut, duke ulur kostot e mbartura nga bankat nëpërmjet zgjidhjeve aktuale, të cilat kanalizohen tek klienti i fundit dhe më tej. Kjo do të shërbejë gjithashtu për të forcuar formalizimin e ekonomisë shqiptare. (MONITOR)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
SHQIPËRI – Strategjia Afatmesme Fiskale duhet të ketë në themel të saj zgjerimin e bazës tatimore dhe heqjen e përjashtimeve fiskale. Nëse programi a...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka kaluar dhe kthyer për rishqyrtim disa ligje të paketës fiskale! Në njoftimet zyrtare, Meta fillimisht ka kthyer për r...
TIRANË– Konsolidimi i mëtejshëm i sektorit bankar, pas blerjes së Alpha Bank Albania nga OTP, pritet të rrisë konkurrencën në sektorin bankar. Guvern...
Vodafone Albania dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit nënshkruan sot marrëveshjen e financimit të programit STEM ( Shkencë, Teknologji, Inxhinieri, Matematikë). ...
Prurjet në kaskadën e Drinit janë pakësuar ditëve të fundit si rezultat i ndalimit të reshjeve të shiut.Të dhënat zyrtare nga Korporata Elektronenergjetike Shqi...
Rënia e euros në kursin e këmbimit me lekun thellohet më shumë këtë javë dhe monedha europiane po i afrohet niveleve të fundit të vitit 2007.Sipas kursit zyrtar...
Sektori i farmaceutikës shënoi nivelet më të larta të shitjes me pakicë në tremujorin e tretë në krahasim me periudhën e para krizës në raport me sektorët e tje...
Shqipëria kishte të ardhurat më të ulëta për frymë edhe në vitin pandemik 2020, me vetëm 30% të mesatares së Bashkimit Europian dhe 39% të konsumit individual p...
Ligji në Shqipëri nuk i lejon martesat nën 18 vjeç. Një e mitur sapo ka mbushur 14 vjeç dhe është larguar nga banesa tek shtëpia e të dashurit të ...
Papunësia ka shënuar rënie në tremujorin e tretë të vitit, duke reflektuar përmirësimin e aktivitetit ekonomik në vend.INSTAT raportoi se në tremujorin e tretë ...