Ekonomi

Guvernatori Sejko: Ekonomia do të shënojë rënie, pritet shtimi i kredive me probleme, duhet një reagim i shpejtë

VIDEO
Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, Sejko u shpreh se pandemia e ka goditur Shqipërinë dhe pritet që edhe në muajt të vijim akonomia të shënojë rënie, duke shtuar këtu edhe kreditë me probleme.
Featured image of article: Guvernatori Sejko: Ekonomia do të shënojë rënie, pritet shtimi i kredive me probleme, duhet një reagim i shpejtë Gent Sejko, Guvernator i Bankës së Shqipërisë

TIRANË– Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko është shprehur se ekonomia në Shqipëri pritet të shënojë rënie.

Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, Sejko u shpreh se pandemia e ka goditur Shqipërinë dhe pritet që edhe në muajt të vijim akonomia të shënojë rënie, duke shtuar këtu edhe kreditë me probleme.

Ndër të tjera, Guvernatori shtoi se duhet një reagim i shpejtë si në planin shëndetësor dhe në atë ekonomik

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pandemia i ka dhënë goditje të fortë biznesit dhe familjeve shqiptare. Ekonomia pritet që në muajt në vijim të shënojë rënie, rritje të papunësisë dhe përkeqësim të situatës financiare. Pritet që të shtohen edhe kreditë me probleme. Duhet një reagim i shpejtë si në planin shëndetësor dhe në atë ekonomik. Banka e Shqipërisë mori masa. Kemi ulur me 0.5% të normës së interesit, shtyrjen e kësteve të kredive dhe ristrukturimin e tyre. Pasiguria është shtuar në ekonomi. Lidhur me borxhin public….rritja e borxhit është një e keqe e domosdoshme në këtë situatë për të shmangur falimentimin,”– tha ai ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment