Bota

Guvernatori i Nju Jorkut kundër Trump: Ishte një “gabim” për shtetet e tjera, që dëgjuan thirrjet e Presidentit për t’u rihapur

Ai tha se njerëzit po ikin nga shtetet e tjera për në New York për të gjetur një strehë të sigurt nga virusi.
Featured image of article: Guvernatori i Nju Jorkut kundër Trump: Ishte një “gabim” për shtetet e tjera, që dëgjuan thirrjet e Presidentit për t’u rihapur Andrew Cuomo

NEW YORK-  Guvernatori Cuomo i Nju Jorkut ka deklaruar se ishte një gabim për qeveritë e shteteve të tjera që të dëgjonin thirrjet e Presidentit për t’u hapur gjatë pandemisë.

Cuomo tha se qeveria federale ka qenë “e paaftë” dhe “në mohim” për situatën e pandemisë duke i “shtyrë” shtetet “të rihapin pa marrë masat e duhura”.

“Çlironi, çlironi.”-tha ai duke iu referuar tweet-ve të Presidentit për këtë çështje.

“Gabimi i tyre ishte se ata e dëgjuan Presidentin.”-shtoi ai.

Ai tha se njerëzit po ikin nga shtetet e tjera për në New York për të gjetur një strehë të sigurt nga virusi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Ato shtete të tjera duhet të vënë nën kontroll situatën e Covid-19.”- tha ai.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 3,898,694 të infektuar dhe janë shënuar 143,289

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al

Shto Koment