Sport

Gurët mbi kokën e trajnerit të portierëve të Partizanit kushtojnë 100 mijë lekë, Disiplina nuk fal as Tiranën

Komisioni i Disiplinës ka vendosur mbi ngjarjen e ndodhur në Laç, në sfidën mes kurbinasve dhe Partizanit, ku është goditur me sende të forta trajneri i portierëve të të kuqve Ilir Bozhiqi.
Featured image of article: Gurët mbi kokën e trajnerit të portierëve të Partizanit kushtojnë 100 mijë lekë, Disiplina nuk fal as Tiranën Ilir Bozhiqi

SHQIPËRI-Komisioni i Disiplinës ka vendosur mbi ngjarjen e ndodhur në Laç, në sfidën mes kurbinasve dhe Partizanit, ku është goditur me sende të forta trajneri i portierëve të të kuqve Ilir Bozhiqi.

Pjesë e disiplinorit është bërë edhe skuadra e Tiranës paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive.

VENDIMET E KOMISIONIT TË DISIPLINËS

KF Tirana, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

KF Laçi, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive duke mos garantuar sigurinë e zyrtarit të klubit kundërshtar, në bazë të neneve 63/1/c, dhe 64/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

Akademia e Futbollit, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-21, kundër KF Bylis, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

Shënkolli, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-13 – Grupi A, kundër KF Vllaznia, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

Lojtari i Vora U-17, Emiljano Brahimaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

FK Apolonia U-17, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

Lojtari i FK Dinamo, Nico Paterni, për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Tibo 5×5, Ergi Laze, për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/b të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti.

Tibo, për shkak të ndërprerjes përfundimtare të ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Futbollit 5×5 kundër Royal, në bazë të neneve 30/1 dhe 30/4/a të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.

Grade Up, për aktivizimin e lojtarit që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Futbollit 5×5, kundër Primo, në bazë të neneve 30/3 dhe 53 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0-3 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

Pranimin e kërkesës së kërkuesit Erando Karabeci. KF Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 36, datë 05.11.2020 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, në bazë të nenit 62/1/a të KDS, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment