Sport

Guardiola drejt një rekordi historik, shënjestron rekordin e Fergusonit: mund të arrijë 32 trofe në karrierën e tij

Pavarësisht nëse City arrin ta fitojë trofeun më të rëndësishëm europian, Guardiola është favoriti kryesor për të fituar çmimin “Trajneri i Vitit”.
Featured image of article: Guardiola drejt një rekordi historik, shënjestron rekordin e Fergusonit: mund të arrijë 32 trofe në karrierën e tij Pep Guardiola

ANGLI-Manchester City është skuadra e parë që prek finalen e Champions League. Kjo është hera e parë, që skuadra angleze arrin deri në këtë pikë dhe padyshim meritë kryesore ka edhe trajneri Pep Guardiola. Herën e fundit që tekniku spanjoll e ka fituar trofeun më prestigjoz ka qënë pikërisht me Barcelonën duke mundur Manchester United.

Pavarësisht nëse City arrin ta fitojë trofeun më të rëndësishëm europian, Guardiola është favoriti kryesor për të fituar çmimin “Trajneri i Vitit”.Tani mbetet vetëm që spanjolli në finale e Stambollit të arrijë 32 trofe në karrierë, (vetëm një më pak se një legjendë tjetër e pankinave si kolonel Lobanovski.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pastaj sulmi ndaj Sir Alex Ferguson, i cili ka fituar 49, mund të fillojë, por një gjë është e sigurt: Pep është në një nga vendet më të larta në historinë e futbollit.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment