Politike

Grushtet mes socialistëve në Durrës, Kërtusha: Më ka kërcënuar kreu i PS-së. Luan Zaza: S’kam lidhje

  • Plas sherri për pushtet mes socialistëve në Durrës, Luan Zaza dhe Armant Tragaj zihen me grushte në mes të lokalit
  • Kërtusha është shprehur se ka marrë kërcënime nga kreu aktual i PS Luan Zaza.
    Featured image of article: Grushtet mes socialistëve në Durrës, Kërtusha: Më ka kërcënuar kreu i PS-së. Luan Zaza: S’kam lidhje Luan Zaza dhe Ardit Kertusha

    DURRËS– Ardit Kërtusha, i cili ka shpallur kandidaturën për kryetar të PS Durrës ka konfirmuar sherrin mes socialistëve në Durrës, të cilët edhe janë grushtuar për poste.

    Në një prononcim për “BalkanWeb” Kërtusha është shprehur se ka marrë kërcënime nga kreu aktual i PS Luan Zaza.

    Ndërsa ky i fundit ka deklaruar për të njëjtën media se nuk ka probleme në Partinë Socialiste Durrës. Sa i përket akuzave të kandidatit Kërtusha, kreu i PS Durrës thotë se nuk ka pasur asnjë kontakt.

    Nuk ka asnjë situatë problematike në Partinë Socialiste në Durrës dhe sekretari i këshillit nuk është pjesë e Partisë Socialiste në Durrës. Për sa i përket z. Kërtusha nuk kam pasur asnjë kontakt,” është shprehur Zaza.

    “AbcNews” publikoi një artikull ku shkruante se lufta për pushtet i ka ndarë socialistët durrsakë në dy kampe. Në artikull shkruhej se Luan Zaza dhe Armant Tragaj  janë përplasur fizikisht në ambjentet e një lokali pranë bashkisë së qytetit, pasi është propozuar shkarkimi i Tragajt.

    (f.m/dosja.al)

    Shto Koment