Rajoni

Grushte ndaj Haki Abazit/ Reagon “Vetëvendosja”: Dardan Molliqaj sulmoi në mënyrë rrugaçërore, pas shpine

  • Sherri në studion televizive/ Si doli blof burri i Besa Shahint pas publikimit të videos, deklaratat kontradiktore
  • Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj Dardan Molliqaj, duke u shprehur se sulmoi kandidatin Abazi pas shpine.
    Featured image of article: Grushte ndaj Haki Abazit/ Reagon “Vetëvendosja”: Dardan Molliqaj sulmoi në mënyrë rrugaçërore, pas shpine Foto nga debati në studio.

    Tiranë- Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas publikimit të pamjeve të sherrit mes kandidatëve për deputet, Haki Abazit dhe Dardan Molliqaj.

    “Ky sulm nga ana e dy personave, njëri prej të cilëve shihet duke vënë dorën në brez kërcënueshëm, vërteton atë që kemi thënë prej fillimit. Haki Abazi është sulmuar në mënyrë rrugaçërore, e nga prapa shpine.”, thuhet në reagim.

    Reagimi i plotë:

    Të merren masa ndaj dhunuesve e mashtruesve

    Pamjet e dala në një portal, tregojnë sulmin brutal ndaj kandidatit për deputet të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Haki Abazit, nga ana e kandidatit të AAK-së Dardan Molliqaj dhe truprojës së tij Fatos Sahitit. Ky sulm nga ana e dy personave, njëri prej të cilëve shihet duke vënë dorën në brez kërcënueshëm, vërteton atë që kemi thënë prej fillimit. Haki Abazi është sulmuar në mënyrë rrugaçërore, e nga prapa shpine.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Ne e denoncojmë këtë krim, dhe konsiderojmë se këto imazhe e vulosin si njeri të dhunshëm e si mashtrues Dardan Molliqajn, i cili asokohe mohoi të ketë sulmuar fizikisht. Po ashtu, del se edhe Rexhep Hoti e paska fshehur të vërtetën, meqenëse dukshëm ishte dëshmitar i këtij sulmi. Të dyja partitë duhet të distancohen nga këta kandidatë, AAK duhet të dënojë dhunën kriminale të Molliqajt, e PDK-ja duhet të dënojë mashtrimin publik nga ana e Rexhep Hotit. Në të njëjtën kohë, jemi të zhgënjyer nga mosveprimi i prokurorisë, e cila i ka patur në dorë këto filmime.

    Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkon nga policia e prokuroria të marrin masa tash që e vërteta doli në shesh. Prokuroria duhet të kërkojë arrestimin e Molliqajt, i cili e ka sulmuar një person vetëm pse nuk pajtohet politikisht me të. Njëkohësisht media duhet të mos i jape hapësirë këtyre dhunuesve e mashtruesve flagrantë.

    Një ditë më parë mediet në Kosovë publikuan  sherrin mes kandidatëve për deputetë, Dardan Molliqaj dhe Haki Abazi, e cila ndodhi rreth tri javë më parë pas emisionit Pressing në T7. Përfaqësuesit e PSD-së dhe VV-së ishin përfshirë në përleshje fizike.  Dhuna fizike mes Molliqajt e Abazit ka vijuar dhe pas daljes nga studio dhe siç shihet nga kamerat e sigurisë ata janë qëlluar me grushte.

    J.V/Dosja.al

     

    Shto Koment