Aktualitet

Grushta, shkelma e thika/ Ishin nisur drejt Gjermanisë, sherr mes shqiptarëve në autobus, ndërhyn Policia (VIDEO)

Mësohet se disa shqiptarë të Kosovës janë rrahur me njëri-tjetrin duke bërë të detyrueshme edhe ndërhyrjen e Policisë.
Featured image of article: Grushta, shkelma e thika/ Ishin nisur drejt Gjermanisë, sherr mes shqiptarëve në autobus, ndërhyn Policia (VIDEO) Foto ilustruese

GJERMANI– Një përleshje masive është regjistruar në autobusin e linjës Prishtinë-Shtutgart. Mësohet se disa shqiptarë të Kosovës janë rrahur me njëri-tjetrin duke bërë të detyrueshme edhe ndërhyrjen e Policisë.

 

Mësohet se sherri ka ndodhur në stacionin e autobusëve në Augsburg, ndërsa mosmarrëveshjet kishin nisur kur pasagjerët ndodheshin në Hungari.

Disa persona kanë mbetur të plagosur nga përleshja fizike, ndërsa raportohet se disa prej personave të përfshirë në sherr përdorën edhe mjete të forta, përfshi këtu edhe thikat.

Policia gjermane ka arrestuar disa persona dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Marrë nga Indeksonline

(k.m/dosja.al)

Shto Koment