Bota

‘Grupi Kumanova’ tregon prapaskenat e 2015-ës: Neve na kanë tradhtuar

Ata thonë se atje kanë shkuar për ideal, derisa tregojnë se nuk janë paguar të shkojnë atje.
Featured image of article: ‘Grupi Kumanova’ tregon prapaskenat e 2015-ës: Neve na kanë tradhtuar Grupi Kumanova

MAQEDONI-“Grupi Kumanova”, kanë treguar prapaskenat e gjithë ngjarjes së vitit 2015-të, që ndodhi në qytetin e Kumanovës në Maqedoninë e Veriut. Enver Hoxha, Naser Bajraliu dhe Muhamet Krasniqi që janë të dënuar me burg të përjetshëm në Maqedoninë e Veriut, janë deklaruar se ata kurrë nuk pendohen për atë që kanë bërë

Ata thonë se atje kanë shkuar për ideal, derisa tregojnë se nuk janë paguar të shkojnë atje. “Mua më kanë thirr me u taku në një kafe, me kanë thënë se po do me plas lufta. U kam thënë, vetëm më tregoni më herët dhe unë jam. Mua kurrë në jetë nuk ma kanë përmend asnjë pare”, u shpreh Bajraliu.

Tutje, ata kanë bërë thirrje nga shteti i Kosovës, që ta zbulojnë të vërtetën derisa kanë theksuar se ka pasur tradhti. “Neve na kanë tradhtuar”, u shpreh Krasniqi.

Ai po ashtu ka thënë se ka shpresa që e vetmja Qeveri që se ka bishtin e zënë me derë dhe do ta zbulojë këtë rast është Qeveria Kurti.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Ne jemi familjarisht anëtar të familjes Kurti, që nga themelimi i Vetëvendosjes. e vetmja Qeveri që se ka bishtin e zënë me derë dhe do ta zbulojë këtë rast është Qeveria Kurti. Ata mund ta bëjnë këtë. Nuk ka nevojë për hetim ndërkombëtarë se ka fakte të mjaftueshme, ne jemi kurth e pazareve politike mes dy shteteve”, u shpreh Muhamet Krasniqi në Tv Dukagjini.

Gjatë 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në lagjen e Trimave në Kumanovë u vranë 8 pjesëtarë të policisë së shtetit dhe ushtrisë. Një grup i armatosur kërkonte çlirimin e tokave shqiptare në Maqedoni, por nga shkëmbimi i zjarrit pati disa të vrarë. Grupi me 37 të akuzuar është dënuar me 746 vjet burg, ndër të cilët është edhe Shefqet (Shek) Hallaqi, i dënuar me 40 vite heqje lirie.

(E.K/dosja.al)

Shto Koment