Berisha nxjerr emrat e kandidatëve për Kryesinë e PD, 'suprizë' Ina Zhupa
Sali Berisha TIRANË- Komisioni i Rithemelimit ka publikuar 47 emrat për anëtar të Kryesisë së Partisë Demokratike. Emrat...
Sali Berisha TIRANË- Komisioni i Rithemelimit ka publikuar 47 emrat për anëtar të Kryesisë së Partisë Demokratike. Emrat...
Foto ilustruese TIRANË- Komisioni i Rithemelimit ka depozituar një projekt-rezolutë në Kuvendin e Shqipërisë për të...
Foto ilustruese TIRANË- Mbaron mbledhja e Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike. Në takimin e sotëm, i cili ka ni...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është nisur drejt Parisit, bashkë me gruan dhe djalin për të parë në stadium ndeshjen e ...
TIRANË – Grupi i Rithemelimit të Partisë Demokratike, i dalë nga votimi në Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit të thirrur nga ish-Kryeministri Sali Berisha, ka dhënë një ultimatum për kryedemokratin Lulzim Basha. Numri një i PD-së është i detyruar, sipas tyre, që të lirojë zyrën e tij deri më datë 5 janar, duke depozituar kështu me shkresë zyrtare vendimin e Kuvendit Kombëtar dhe Referendumit të mbajtur një javë më parë, më 18 dhjetor. Sipas Komisionit të Rithemelimit të PD-së, e njëjta letër që do t’u shkojë në dorë edhe trupës diplomatike të akredituar në vendin tonë. Kërkesa e sotme, u lexua në ambientet e selisë blu, nga kryetari i Komisionit të Rithemelimit, Belind Këlliçi, duke paralajmëruar se nëse hasin në rezistencë do të detyrohen të shndërrohen në përmbarues politik, për të vënë në vend vendimin e mbi 43 mijë demokratëve, të cilët me votë shkarkuan nga funksionet drejtuese Lulzim Bashën më 11 dhjetor.
LETRA E PLOTË E LEXUAR NGA BELIND KËLLIÇI:
Partia Demokratike e Shqipërisë në muajt e fundit është dashur të përballet me një sërë sfidash dhe problematikash serioze, të cilat pavarësisht rezultatit dramatik elektoral në zgjedhjet e përgjithshme, nuk e kanë tronditur moralin e demokratëve dhe besimin e tyre se familja joně politike do të kthehet shume shpejt një alternativë serioze qeverisëse, e cila do të meritojë besimin dhe mbështetjen e shumicës së shqiptarëve. Fatkeqësisht, në të njëjtën kohë dhe jashtë vullnetit të tyre, demokratëve u čshtë dashur të përballen edhe me krizën më të rëndë të identititetit dhe demokracisë së brendëshme të partisë që nga koha e themelimit të saj, veçanërisht për shkak të mosfunksionimit të forumeve të saj vendimarrëse, si dhe përvetësimit të kompetencave të organeve qendrore të partisë nga ish kryetari i saj. Në këto kushte, të ndodhur përballe indiferencës dhe pamundësisë për të ndryshuar situatën c demokracisë së brendshme nëpërmjet rikthimit në krye të detyrës se organeve qendrore të partisë, një grup deputetësh, antarësh Kryesie, antarësh të Këshillit Kombëtar, kryetarë degësh, grupseksionesh, seksionesh, delegatë të organit me të lartë drejtues të Partisë, Kuvendit Kombëtar, në përputhje me parashikimet statutore të Partisë Demokratike të Shqipërisë, morën përgjegjësine historike të thirrjes së Kuvendit Kombětar të Partisë Demokratike, me datë 11.12.2021. Qëllimi i vetëm i kësaj thirrje ishte shpětimi i Partisë Demokratike nëpërmjet rikthimit në legjitimitet moral, politik dhe statutor të funksionimit të saj, për t’a rikthyer atë në misionin e saj fillestar si shpresë për demokratët dhe njerzit e lirë të këtij vendi në mbrojtjen e vlerave perendimore dhe Euro-Atlantike. Me vendimin nr. 6, dt. 11.12.2021, Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, organi më i lartë i saj sipas Statutit, ka vendosur shkarkimin tuaj nga detyra “pěr thyerje të Statutit te Partisë Demokratike, pervetësim te kompetencave te organeve qëndrore te Partise Demokratike dhe demtim të rënde te interesave politike dhe elektorale të saj.” Pavarësisht se sipas nenit 43, shkronja ç), e Statutit, kjo vendimarrje mund të ishte vetëm e Kuvendit Kombetar të PDSH, ky i fundit, në respekt të mijera demokratëve të cilët në datën 13 qershor 2021 kishin votuar për kryetarin e PDSH sipas parimit “një anëtar; një votë”, vendosi t’a ratifikonte vendimarrjen për shkarkim nëpërmjet referendumit në të gjithë anëtarësinë, të mbajtur po sipas të njëjtit parim. Referendumi konfirmues ështě mbajtur në datën 18.12.2021, sipas disponimeve të Kuvendit Kombëtar në vendimin e sipërcituar, dhe rezultati i tij përfundimtar, sipas procesverbalit bashkëlidhur, sanksionon se 43385 demokratě nga 43879 demokratë votues, kaně vendosur në favor të vendimit të Kuvendit Kombëtar dhe për shkarkimin tuaj nga detyra e kryetarit të PDSH. Komisioni i Përkohshem i Rithemelimit të PD, i krijuar si vullnet i Kuvendit Kombëtar, si organi më i lartë ekzekutiv i partisë deri në krijimin e organeve të reja sipas Statutit, me anë të ketij komunikimi zyrtar ju fton të njiheni me vullnetin e anëtaresisë së Partisë Demokratike dhe atë të organeve mě të larta vendimarrëse të kësaj partie. Përsa më sipër, kerkohet nga ana juaj që të mermni të gjitha masat përkatëse për t’a jetësuar vullnetin e qartë të demokratëve, të shprehur nëpërmjet vendimit të Kuvendit dhe referendumit si mekanizem i demokracisë së drejtpërdrejté, duke liruar ambientet e punës së Kryetarit të Partisë, si dhe duke kryer menjëherë dorëzimet përkatëse te Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PDSH, deri më datë 05/01/2022. Refuzimi i vendimit të Kuvendit Kombëtar, si organi më i lartë statutor i Partisë Demokratike te Shqipërisë, si dhe refuzimi i vullnetit të 43385 anëtarëve të PDSH të cilët ratifikuan vendimin e shkarkimit tuaj, do të detyrojë anëtarësinë të shndërrohet në përmbaruesin politik të vendimit dhe vullnetit të saj. Bashkëlidhur do të gjeni Statutin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, vendimin nr. 6 dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të PDSH, si dhe vendimin e miratimit të rezultatit përfundimtar të Referendumit të datës 18.12.2021. Mbetemi të bindur se do t’a kuptoni domosdoshmërinë jo vetëm statutore, por edhe politike e morale, të zbatimit te vullnetit të qarte të demokratëve.
Të pranishëm sot ishin: Albana Vokshi, Flamur Noka, Çlirim Gjata, Klevis Balliu, Floriana Garo, Tritan Shehu, Flamur Baçi, Bujar Nishani, Gent Strazimiri, Voltana Ademi, Belind Këlliçi etj. Ajo që vihej re ishte mungesa e ish-Kryeministrit Berisha, i cili në të gjitha herët e mëparshme ka qenë i pranishëm në marshimet e Grupit të Rithemelimit në selinë qendrore të Partisë Demokratike.
Dy ditë më parë, lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hyrë me forcë në selinë e Partisë Demokratike, duke thyer derën e një prej sallave të mbledhjeve. Bashkë me disa prej anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, Berisha tha se kryedemokratit Lulzim Bashës do t’i depozitohet një shkesë për shkarkimin e tij nga posti.
Por gjithashtu paralajmëroi kryedemokratin që të mos guxojë të kundërshtojë vendimin e referendumit të mbajtur më 18 dhjetor, në të njëjtën ditë kur u zhvillua edhe Kuvendi Kombëtar i PD-së. Gjithashtu Berisha, në fjalën e tij ftoi deputetët e tjerë të PD që deri më tani nuk i janë bashkuar aksionit të tij, që të shkojnë në zonat e tyre zgjedhore dhe të shohin e verifikojnë listat e demokratëve që kanë votuar për shkarkimin e Bashës.
Ndërkohë që ndër të tjera në fjalën e tij, ish-kryeministri i vendit, dënoi dhunën e pretenduar nga Policia e Shtetit, ndaj protestuesve të djeshëm që kundërshtuan nismën “Ballkani i Hapur”. Pa përmendur emra, Berisha drejtoi gishtin nga drejtuesit e Komisiariatit nr.2 në Tiranë, të cilët sipas tij, kishin dhënë urdhër për keqtrajtimin e protestuesëve. Pas përfundimit të konferencës për mediat, Berisha u largua nga selia blu, por pa bërë me dije hapin e radhës kundër Bashës.
(E.H/Dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
GJIROKASTËR – Dy persona janë lënduar pasi automjeti që ata udhëtonin doli nga aksi rrugor Valare-Kakoz në qarkun e Gjirokastrës. Të lënduarit I.SH.,...
KORÇË – Një 36-vjeçar u arrestua nga forcat e rendit në Pogradec pasi qëlloi me çifte në ajër në oborrin e shtëpisë së tij në fs...
TIRANË– Fajtor për publikimin e mbi 637 mijë pagave të shqiptarëve, kryeministri Edi Rama ka bërë paraardhësin e tij, Sali Berisha, edhe pse në asnjë...
TIRANË – Fermerët thonë se këtë vit ka më pak gjela deti. Për këtë arsye kilogrami i gjelit të detit këtë vit do të kushtojë 100 lekë më tepër.Xhavit...
Gjykata e Lartë rrëzoi sot ankimin e bërë nga ish ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu kundër vendimit të e Gjykatës së Apelit e cila u shpreh në favor të rihapjes...
TIRANË– Publikimi i të dhënave personale, pagës si edhe numrave të telefonit, për kryedemokratin Lulzim Basha është zgjatim dhe pjesë e skemës së pat...
TIRANË– Prokuroria e Posaçme Kundër Korruspionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur hetimet për ish-prokurorin e Kukësit Edmond Kariqi...
KURBIN– Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e llojit kanabis është sekuestruar paraditen e somte në kuadër të një operacioni të zhvilluar në zonën e...
TIRANË– Numrat e telefonit të qytetarëve janë bërë publikë gjithashtu. Ditën e sotme përveçse është publikuar dhe një listë e re me pagat e mu...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama deklaroi para gazetarëve se paga e tij dhe e gazetarit Blendi Fevziut nuk rezulton në bazën e shpërndarë online. Gjatë ...