Sport

Grupi H, quajeni “beteja e tre ushtrive”, Man.Utd, PSG dhe Leipzig në luftë për kualifikimin, Barcelona dhe Juventus fitojnë

Grupi H në Champions League është bërë vërtetë interesante.Për të marrë vesh se kush do të jenë dy skuadrat që do të kalojnë në raundin e 16-të duhet të presim ndeshjet e fundit
Featured image of article: Grupi H, quajeni “beteja e tre ushtrive”, Man.Utd, PSG dhe Leipzig në luftë për kualifikimin, Barcelona dhe Juventus fitojnë PSG

EUROPË– Grupi H në Champions League është bërë vërtetë interesante.Për të marrë vesh se kush do të jenë dy skuadrat që do të kalojnë në raundin e 16-të duhet të presim ndeshjet e fundit. Pas fitores së Leipzig ndaj Basaksehir me shifrat 3-4 edhe PSG fiton ndaj Manchester United me shifrat 3-1. Neymar zhbllokoi takimin në minutën e 6-të, ndërsa në të 32-ën barazoi Rashford, gjithsesi parizienët realizuan edhe dy herë të tjera me Marquinhos (69’) dhe sërish Neymar (91’). Tashmë  United, PSG dhe Leipzig kanë nga 9 pikë. Në raundin e fundit PSG e ka më të thjeshtë, pasi pret Basaksehirin, ndërsa sfida direkte është ajo mes Leipzig dhe Manchester United.

Në Grupin G Barcelona dhe Juventusi arritën fitore identike (3-0) respektivisht përballë Ferencvarosit dhe Dinamos së Kievit. Në suksesin e thellë të “blaugranave” ndaj kampionëve të Hungarisë (luajti titullar Uzuni) në “Puskas Arena” shënuan Griezmann, Braithëaite dhe Dembele me 11-metërsh. Fitorja e “Zonjës së Vjetër” ndaj Dinamos së Kievit u sigurua nga golat e Chiesas, Ronaldos dhe Moratas.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Siguron kualifikimin Borussia e Dortmundit pas barazimit 1-1 përballë Lazios (Guerreiro 44’/ Immobile 67’ penallti). Në raundin e fundit të ndeshjeve Lazios do t’i mjaftojë edhe barazimi ndaj Club Brugge (fitoi 3-0 ndaj Zeniti) për të vijuar më tej në Champions (Lazio ose Cub Brugge shkon në Europa League). Grupin E e fiton përfundimisht Chelsea falë suksesit 0-4 ndaj Sevillas. Të gjithë golat e bluve të Londrës i realizoi francezi Oliver Giroud.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment