
TIRANË- Publikohet kënga më e re nga grupi i mirënjohur arbëresh “The daggs”. Ndonëse ka pak orë që është shpërndarë në youtube, kënga e tyre në arbërisht e titulluar “Lumturi”, me tekst nga poeti Pasquale Renda, është ndjekur me interes nga publiku.
“The daggs” është një bandë muzikore e përbërë nga 5 muzikantë të rinj: Rosa, Alessandro, Saverio, Giorgio dhe Giorgio Fusco, ose dy Gjergjat e grupit. E veçanta e këtij grupi është se pjesëtarët e tij janë arbëreshë, nga zona e njohur për këtë komunitet në Siçili, Piana Degli Albanesi. Dhe jo vetëm kaq, ata edhe krijojnë në këtë gjuhë, që prej vitit 2015.
Ky grup ka marrë pjesë në Suns Europe (Festivali Evropian i Këngës në Gjuhë Pakicash, Cagliari, 2015) dhe gjithashtu kanë fituar OPP! Festival-in (Favara, 2017). Ata kanë patur edhe ekpserienca në televizionet shqiptarë (Top Channel, TvKlan, TVSH; Digitalb) dhe italianë (Rai). Në janar të vitit 2018, ata kanë luajtur në një koncert për Presidentin e Republikës së Shqipërisë, në Pallatin e Brigadave (Tiranë).
Këngën e tyre të re dhe videoklipin e realizuar në ngulimet arbëreshe në Itali, mund të ndiqni këtu.
(Dosja.al)