Rajoni

Gruevski nga arratia: Po të pranoja të shkoja në burg, do të më vrisnin brenda

Ish-kryeministri i Maqedonisë në arrati, Nikolla Gruevski ka dhënë një intervistë për “Sitel”, ku edhe ka shpjeguar arsyet e arratisjes së tij.
Featured image of article: Gruevski nga arratia: Po të pranoja të shkoja në burg, do të më vrisnin brenda Nikolla Gruevski
Përditësuar:

Ish-kryeministri i Maqedonisë në arrati, Nikolla Gruevski ka dhënë një intervistë për “Sitel”.

Ndërsa prej disa muajsh ndodhet me azil politik në Hungari, Gruevski është shprehur se ka patur plan t’i dorëzohet autoriteteve, por është tërhequr pasi është informuar se do ta eliminonin brenda në qeli.

‘Kam pranuar edhe të shkoj në burg, por kam pasur informata se do më eliminionin dhe ndërrova mendje. Vendosa të largohem nga Maqedonia. Nuk mund të them publikisht se kush qëndron prapa këtij komploti, sepse nuk mund ta provoj për momentin,’- tha Gruevski.

Më tej, ai është shprehur se një ditë do të kthehet në Maqedoni por që për momentin një gjë e tillë është e pamundur pas përndjekjes politike që i bën qeveria maqedonase e Zoran Zaevit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjatë intervistës, Gruevski nuk ka nguruar që të tregojë edhe itinerarin e arratisjes së tij.

“Nga Maqedonia shkova në Shqipëri, ku kërkova azil politik në Ambasadën hungareze në Tiranë, dhe prej andej shkova në Hungari. Për arsye sigurie, ata vendosën që unë të transportohesha në mënyrën që edhe bëra.”

Ish-kryeministri maqedonas akuzohet në vendin e tij për shpërdorim detyre, konkretisht për blerje votash dhe për blerjen e një makine tip “Armored Mercedes” me vlerë 600 mijë euro.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment