BotaKuriozitete

Gruaja shkon të vizitohet pas dhimbjeve në stomak, zbulon që është 9 muajshe shtatzanë

Pas disa ditëve të gjata ku ajo kishte një dhimbje therrëse në stomakun e saj, vajza vendosi të vizitohej tek një mjek.
Featured image of article: Gruaja shkon të vizitohet pas dhimbjeve në stomak, zbulon që është 9 muajshe shtatzanë

MELBURN Caity Mason është emri i 25-vjeçares nga Melburn, së cilës i ka ndodhur një ngjarje aspak e zakontë.

Vajza, e njohur për shpirtin e saj festiv, dhe si një person mjaft aktiv i jetës së natës në Melburn, nuk do ta besonte kurrë atë që i ka ndodhur, edhe nëse do ja thonin përpara.

Pas disa ditëve të gjata ku ajo kishte një dhimbje therrëse në stomakun e saj, vajza vendosi të vizitohej tek një mjek.

Barku i saj ishte enjtur, dhe mesi i dhimbte, gjithashtu therrjet në stomak nuk kishin të ndalur, vajza duke parë këto simptoma në trupin e saj, mendoi se ishin dhimbjet e zakonta para menstruacioneve, por rezultoi të ishte diçka komplet tjetër, dhe e papritur për të.

Mjeku pasi e analizoi, i tha asaj se ajo ishte në muajin e 9 të shtatzanisë, dhe madje ishte hapur së paku 10 centimetra.

Caity dhe djali i saj

Vajza nuk po i besonte veshëve dhe e pyeti mjekun e saj disa herë nëse ishte i sigurt që po fliste me të.

23 orë pas takimit të saj te mjeku, ajo lindi dhe djalin e saj.

25-vjeçarja ishte e shokuar gjatë gjithë ngjarjes, dhe nuk u besonte syve.

Dje nuk e kishte idenë që ishte shtatzanë, ndërsa sot ajo ka sjellë në jetë një djalë!

Ajo u shpreh se nuk e kishte vënë rë aspak që mund të ishte shtatzanë.

‘Trupi im nuk ndryshoi, barku vetëm sa mu enjt pak, por unë nuk kam qënë kurrë në dijeni se isha shtatzanë .’ – u shpreh 25-vjeçarja.

Burimi:Daily Mail

E.C/Dosja.al

Shto Koment