AktualitetRajoni

Gruaja po i kërkonte divorcin, zbardhet vrasja e biznesmenit ‘Selo’ në Serbi, u përlesh me kunatin pas gjyqit, familjarët: S’ka asnjë kërcënim, gjithçka ndodhi në derën e shtëpisë

Sipas familjarit, emri i të cilit nuk bëhet me dije, Janjeva kishte shkuar në Novi Pazar, ku dhe po ndiqte procesin e divorcit nga e shoqja, e cila nuk ka nënështetësi shqiptare dhe jeton në Serbi. Sapo ka mbaruar gjyqin, Janjeva ka shkuar në Novi Pazar, në banesën ku e shoqja, me të cilën ka dhe dy fëmijë, jeton prej vitesh.
Featured image of article: Gruaja po i kërkonte divorcin, zbardhet vrasja e biznesmenit ‘Selo’ në Serbi, u përlesh me kunatin pas gjyqit, familjarët: S’ka asnjë kërcënim, gjithçka ndodhi në derën e shtëpisë Selatin Janjeva dhe foto nga vendi i krimit
Përditësuar:

TIRANË– Anëtarët e Familjes Janjeva, të cilët një natë më parë humbën biznesmenin Selatin Janjeva, njëkohësisht Presidenti i “Selo Tours”, kanë hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë. Në një prononcim për mediat e Kosovës, një prej familjarëve, ka rrëfyer arsyet e udhëtimit të biznesmenit drejt Serbisë dhe sherrin që solli vdekjen.

Sipas familjarit, emri i të cilit nuk bëhet me dije, Janjeva kishte shkuar në Novi Pazar, ku dhe po ndiqte procesin e divorcit nga e shoqja, e cila nuk ka nënështetësi shqiptare dhe jeton në Serbi. Sapo ka mbaruar gjyqin, Janjeva ka shkuar në Novi Pazar, në banesën ku e shoqja, me të cilën ka dhe dy fëmijë, jeton prej vitesh.

Aty, sipas dëshmitarit, biznesmeni është përplasur me një prej familjarëve të gruas së tij, konkretisht, burrin e motrës së saj. Pas shkëmbimit të fjalëve, si biznesmeni ashtu edhe kunati i tij, kanë nxjerrë armët duke qëlluar njëri-tjetrin. Për pasojë, Janjeva vdiq në vend, kurse personi tjetër u dërgua në spital. 24 orë më vonë, edhe ai ndërroi jetë.

Selatin Janjeva, pronari i kompanisë turistike “Selo Tours”, të enjten e 1 tetorit, paradite u nis për në Novi Pazar. Aty “Selaku” do të merrte pjesë në një seancë gjyqësore. Arsyeja ishte se gruaja e tij, me të cilën kishte dy fëmijë, po ia kërkonte ndarjen, por ajo nuk ka nënshtetësi shqiptare. Tashmë i ndjeri, Selatini, dje kishte kryer seancën në gjykatë. Por pas saj kishte shkuar në shtëpinë e tij në Novi Pazar, aty ku kohë pas kohe qëndronte gruaja e tij me dy fëmijët. Por tek dera e shtëpisë së tij në Novi Pazar, Janjeva ishte takuar me burrin e motrës së gruas së tij (baxhanakun). Me të kishte filluar një fjalosje, e cila përfundoi edhe me të shtëna. Plumbat kishin filluar në mes të “Selakut” dhe baxhanakut të tij. Ky i fundit u plagos në këmbë, duke pësuar disa lëndime në nyje. Ndërkohë, Selatini Janjeva nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra nga të shtënat,”- ka rrëfyer ndër të tjera dëshmitari.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërsa mediat Serbe, kanë gjetur një tjetër motiv mbi këtë vrasje. Sipas tyre, gjithçka ka pasur të bëjë me bizneset e viktimës. Por këto deklarata, nuk pranohen nga familjarët.

Te nderuar, Ju lutem, pranoni kete njoftim si te vetmen të vërtetë të plote ne lidhje me rastin tragjik te vdekjes se Selatin Janjevës. Rasti tragjik ka te beje me mosmarreveshje familjare dhe nuk ka të bëjë asgjë me ndonjë temë politike ose biznesore. Ju lutemi, të keni konsideratë për dhimbjen e familjes dhe të mos shpërndahen këso informatash jo të vërteta. Me respekt, Familja Janjeva,”- shprehet në një deklaratë tjetër, familja e viktimës.

Trupi i Selatin Janjevës, është dërguar në Kosovë dhe sot është përcjellë për në banesën e fundit. E gjithë ngjarja është kapur dhe nga kamerat e sigurisë që gjenden në zonën ku ndodhi ajo dhe u transmetua në të gjitha mediat.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment