Bota

Gruaja më e vjetër 96-vjeçare në Korenë e Jugut shërohet plotësisht nga koronavirusi

96-vjeçarja u konfirmua me koronavirus që prej datës 13 mars dhe ka qëndruar në trajtimin intensiv përgjatë këtyre ditëve.
Featured image of article: Gruaja më e vjetër 96-vjeçare në Korenë e Jugut shërohet plotësisht nga koronavirusi 96-vjeçarja, Hwang

KORE E JUGUT– E çuditshme për t’u besuar ndërkohë që Itali kanë vdekur mijëra të moshuar, por një 96-vjeçare nga Koreja e Jugut është pacientja më e vjetër që është përmirësuar nga COVID-19.

Sipas CNN, gruaja e moshuar është identifikua si zonja Hëang, për të cilën është konfirmuar se është shëruar plotësisht e ditën e djeshme nga koronavirusi.
96-vjeçarja u konfirmua me koronavirus që prej datës 13 mars dhe ka qëndruar në trajtimin intensiv përgjatë këtyre ditëve.

Ndërkohë ajo tashmë është futur në karantinë në shtëpinë e saj në Cheongdo, ku jeton me djalin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pandemia golbale jo vetëm që nuk po e humb fuqinë e përhapjes, por në disa vende ka shënuar vetëm fillimin. Numri i të vdekurve ka arritur 20,000 persona, ndërsa 471,000 janë infektuar nga virusi. Pas Italisë, tashmë edhe Spanja regjistron më shumë vdekje sesa Kina, nga ku edhe lindi pandemia që pushtoi botën. Italia ka shënuar 74 mijë të infektuar, nga të cilët 7500 kanë ndërruar jetë. Ndërsa Spanja ka 50 mijë të infektuar dhe 4089 të vdekur. Shifra po rriten edhe në SHBA, ku numri i të prekurve ka arritur në 68,489 persona dhe mbi 1 mijë prej tyre kanë ndërruar jetë.

Burimi: republicworld

A.C/Dosja.al

Shto Koment