Aktualitet

Gruaja humbi jetën, burri kallëzon mjekun në Prokurori, e akuzon për neglizhencë! Reagon mjeku: Ia kam lënë në dorë drejtësisë

VIDEO
Sipas Dashnor Zogës, mjeku nuk e ka klasifikuar si rast urgjent gjendjen e të shoqes dhe pse e dinte se koronarja ishte urgjente për tu bërë. 
Featured image of article: Gruaja humbi jetën, burri kallëzon mjekun në Prokurori, e akuzon për neglizhencë! Reagon mjeku: Ia kam lënë në dorë drejtësisë Dashnor Zoga
Përditësuar:

TIRANË– Bashkëshortja e Dashnor Zogës ka humbur jetën 15 ditë më parë. I shoqi ka kallëzuar në prokurori mjekun i cili sipas tij ka neglizhuar rastin e të shoqes. Sipas Dashnor Zogës, mjeku nuk e ka klasifikuar si rast urgjent gjendjen e të shoqes dhe pse e dinte se koronarja ishte urgjente për tu bërë.


Dashnor Zoga: Mjeku nuk i dha rekomandim për mjekim, mjeku më rekomandoi vizitë dhe në klinikë private. Vuante prej kohësh nga zemra. Mjeku nuk e klasifikoi rastin si urgjent.  Mjeku e planifikoi nderhyrjen ne 1 mars, teper vone. Doktori e dinte qe koronarja ishte urgjente. Shkak per vdekjen e gruas u be doktori.

Ndërkohë mjeku Viktor Gjini, i akuzuari është shprehur se çështjen ia ka lënë në dorë drejtësisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

‘Ja kam lënë në dorë drejtësisë’- është shprehur ai.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment