Bota

Misteret mbulojnë Korenë e Veriut! Gruaja e diktatorit Kim Jong-un “e zhdukur” prej muajit janar, dyshime në rrjet: Edhe mund të jetë ekzekutuar nga i shoqi

Hera e fundit që Rio Sol-ju është shfaqur së bashku me bashkëshortin e saj Kim Jong është shënuar në datën 25 janar, në një teatër në Penian.

KOREA E VERIUT– Misteret vazhdojnë në Korenë e Veriut. Pas qarkullimit të një lajmi për vdekjen e diktatorit Kim Jong-un, mediat kanë nisur të aludojnë për fatin e gruas së tij, Ri-Sol-ju. E gjitha pasi 31-vjeçarja ka nëntë muaj që nuk shfaqet në publik.

Hera e fundit që Rio Sol-ju është shfaqur së bashku me bashkëshortin e saj Kim Jong është shënuar në datën 25 janar, në një teatër në Penian. Ndërkohë ky fakt, ka bërë shumë analistë të mendojnë se gruaja e diktatorit mund të jetë e sëmurë ose mund të jetë ekzekutuar pa mëshirë nga Jong-un.

Rio Sol nuk është shfaqur më në asnjë nga ngjarjet kryesore kombëtare në vend, madje as në paradën e fundit ushtarake të Koresë së Veriut që u mbajt më 10 tetor.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Megjithatë ka edhe persona që mendojnë se ajo po merret me edukimin e vajzës së çifit, e cila sapo ka nisur shkollën, por asgjë nuk është vërtetuar.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment