DikurShowbiz

Gruaja e të dashurit e tërhoqi zvarrë, sherret më të BUJSHME të Françeska Jaçes, në Jalë ‘kërciti’ arma për të (VD)

Ato që mbeten të paharruara nga jeta e Françeskës, sidomos për publikun janë sherret që ka bërë.
Featured image of article: Gruaja e të dashurit e tërhoqi zvarrë, sherret më të BUJSHME të Françeska Jaçes, në Jalë ‘kërciti’ arma për të (VD) Pamje nga sherret e Franceska Jaces

TIRANË– Françeska Jaçe është një nga femrat e njohura të shoëbizit shqiptar që e mori famën pasi hyri në edicionin e “Big Brother”. Sot 25-vjeçarja reklamon jetën e saj luksoze në rrjetet sociale, mes udhëtimeve dhe shpenzime të shfrenuara në të gjithë botën.

Por ato që mbeten të paharruara nga jeta e Françeskës, sidomos për publikun janë sherret që ka bërë.

Gjithçka nisi në muajin mars të vitit 2016 ku Françeska rrahu në një nga dyqanet në ish-Bllok, ish-shoqen e saj të ngushtë.

Në pamjet e publikuara shihet se si Françeska futet në dyqan dhe e kap për flokësh vajzën dhe e shtrin në tokë duke i rënë me grushte. Ngjarja u bë akoma më e rëndë në momentin që u mësua se e reja ishte shtatzënë. Në atë kohë u përfol se dy ish-shoqet e ngushta që dikur ndanin çdo gjë bashkë ishin zënë për motive xhelozie, por këtë gjë e hodhi poshtë Jaçe.

Ish-banorja tha se kjo gjë nuk është e vërtetë, por gjithsesi preferoi ta mbajë për vete motivin që e çoi të grushtone vajzën tjetër. Françeska Jaçe u shpall në kërkim në lidhje me këtë ngjarje dhe filloi të tallte edhe autoritetet. Ajo publikonte video në rrjetet scoiale ku tregonte se ndodhej pranë Dretorisë së Policisë, por që askush se arrestonte.

Kjo çështje u mbyll shumë shpejt dhe Jaçe u dënua me punë në komunitet. Më poshtë keni edhe pamjet e sherrit të atëhershëm.

Por pa kaluar shumë ditë, ish-banorja e BB5 do të përfshihej në një tjetër sherr me një grua. Këtë radhë sherri u bë me ish-gruan e ish-partnerit të Françeska Jaçes. Në momentin që kjo e fundit po darkonte me shoqërinë, gruaja, identiteti i të cilës nuk u bë i ditur, u fut në restorant dhe e kapi nga flokët ish-banoren. Të dyja filluan të përlesheshin deri në momentin e ndërhyrjes së disa personave të tjerë, të cilët i ndanë.

Pamjet u publikuan nga të gjitha mediat dhe bënë bujë, pasi ishte sherri i dytë brenda muajit për të cilin përflitej Jaçe. Zërat pranë 22-vjeçares në atë kohë treguan se ky sherr ishte bërë për hakmarrje. Françeska Jaçe ishte lidhur me një djalë që kishte pak kohë që ishte ndarë nga bashkëshortja e tij. Mirëpo, vetëm pak muaj më vonë, ish-partneri i Jaçes kishte folur me të dhe i kishte shpjeguar se kishte ndërmend të kthehej sërish pranë gruas së tij.

Burime në atë kohë shpjegonin për emdiat se nga inati, ish-banorja e BB kishte filluar të fliste për ish-gruan e të dashurit, dhe fjalët nuk kishin kaluar pa i rënë në vesh edhe asaj.

Pikërisht këto fjalë kanë bërë që gruaj që shfaqet në video të shkojë dhe të kapë për flokësh Françeskën.

U duk sikur kishte rënë në qetësi, por vetëm pak muaj më parë do të kërcisnin armën në clubin “Folie Marine” në Jalë.

Mesanatën e 28 korrikut dy grupe të rinj do të konliktoheshin për motive banale në këtë disco mjaft të frekuentuar nga personazhë publikë. Ndërkohë që në skenë performonin dy këngëtarët e njohur Mc Kresha dhe Lyrical Son.

Arsyeja u përfol se ishte ish-banorja e Big Brother, Françeska Jaçe. Zërat që qarkulluan këtë verë shtuan se sherri ka nisur nga një ngacmim që i është bërë 25-vjeçares dhe ka përfunduar në përdorimin e armëve. Në pamjet e publikuara na “JOQ”, shiheshin shkallë të mbuluara me gjak dhe njerëz që largoheshin të tmerruar.

E kontaktuar nga Shqiptarja.com, Françeska mohoi të ishte arsyeja e sherrit. Unë jam në Dhërmi, prej disa ditësh. Nuk kam aspak lidhje me këtë ngjarje,”– tha ajo. Mirëpo ende nuk dihet motivi i vërtetë që shkaktoi të plagosur në këtë club.

Më poshtë keni edhe pamjet nga vendngjarja.

Françeska Jaçe është përfolur gjithashtu për lidhje me disa nga djemtë më të përfolur të Tiranës. Ajo u bë e njohur si fillim për lidhjen që krijoi brenda shtëpisë së Big Brother me Ermal Merdanin. Më pas, vajza që reklamon çantat e markave luksoze u hodh në krahët e një miliraderi teksa së bahsku poston foto nga e gjithë bota.

Ajo u përfol për një lidhje edhe me këngëtarin Adrian Gaxha, pasi dyshja u fotografua bashkë, por asgjë nuk u konfirmua. Së fundmi Françi u pa në krahët e Andi Gecit, djalit të biznesmenit, Ramë Geci, por që shumë shpejt i dhanë fund gjithçkaje.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment