Sport

Gruaja e legjendës Totti bëhet xheloze për sekretaren: Ai më ka thënë se ti je e moshuar…

Italianët nuk kanë për të ndryshuar kurrë - edhe pse kjo ishte shaka
Featured image of article: Gruaja e legjendës Totti bëhet xheloze për sekretaren: Ai më ka thënë se ti je e moshuar… Totti dhe Ilary

Francesco Totti së fundmi ka hapur zyrat e reja të kompanisë së tij, “CT10 dhe IT Scouting” dhe ndër vizitoret e para ka qenë bashkëshortja e tij, Ilary Blasi.

Ajo është shfaqur në një video mjaft interesante në rrjetet sociale, teksa pyet partnerin e saj në lidhje me sekretaren. Me humor, ajo është bërë paksa xheloze për këtë të fundit, ngaqë i është dukur shumë e re.

“Ti je Domitilla? Po Francesco më kishte thënë se kishte një sekretare të moshuar”, i është drejtuar Ilay asaj.

“Po, e dashur, e vjetër është”, i ka kthyer përgjigje Totti, duke mbajtur në krahë vajzën e tij. Padiskutim që situata ka qenë vetëm për humor.

M.P. / Dosja.al

Etiketa:

Shto Koment