Atentat në Memaliaj/ Qëllohet me breshëri plumbash avokati për çështje pronash, arrestohet autori (EMRAT)
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj/ Reagon policia: Autori qëlloi në ajër për t'i kanosur, sekuestrohet arma e për...
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj/ Reagon policia: Autori qëlloi në ajër për t'i kanosur, sekuestrohet arma e për...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
TIRANË – Për vdekjen e aktores, Edi Luarasi, ka reaguar edhe aktorja e njohur Roza Anagnosti e cila ka rrëfyer e prekur se Edi Luarasi ishte një artiste unike dhe që përballoi furtuna dhe e krahason madje me personazhin Tringa të Gjergj Fishtës.
Ajo ka thënë se Edi Luarasi ishte një grua që përballoi shumë furtuna në jetë dhe që nderonte figurën e gruas shqiptare. Ajo ka treguar se të gjithë e donin dhe se personazhi “Tringa” nga Gjergj Fishta e përshkruan shumë mirë karakterin e këngëtares për shkak edhe të vështirësive që ka kaluar.
“Artistja unike, yll, një gru e fortë, fisnike që përballoi furtuna në jetë është një grua që e nderon figurën e gruas shqiptare. Në këto momente nuk gjeja fjalë, kam bashkëpunuar me të në jetë, të gjithë e kanë dashur me shpirt, me sinqeritet dhe të them të drejtën e krahasova me Tringën e Gjergj Fishtës për gjithë ato vlera dhe rrugë të dhimbshme që kaloi”, thotë Anagnosti.
Edi Luarasi u shua ditën e djeshme në moshën 81-vjeçare pas një sëmundje të rëndë. Ajo ishte bashkëshortja e regjisorit Mihallaq Luarasi, i ndarë nga jeta pak vite më parë. Që të dy ishin çifti ikonë i Teatrit ndër vite. Por jeta e tyre pati të papriturën e madhe të një kthese të dhimbshme, pasi ndërsa Mihallaqi u burgos ca vite, ajo u përjashtua nga jeta aristike.
Gjithçka ndodhi pas pjesës teatrale “Njollat e murme”, me regji të Mihallaqit, ku luante Edi Luarasi. “Njollat e Murme” dhe vënia e saj në skenë në 1969 mundi të rrokte me pjekuri dhe largpamësi problemin me delikat të kohës, lindjen e parazitëve të rinj, të cilët hanin në kurriz të të aftëve.
Ndalimi dhe censurimi i pjesës teatrale “Njollat e murme”, si dhe të vonë me fatin e keq të Festivalit të 11-të të Këngës në Televizion, solli trauma e familjes Luarasi. I shoqi i Edit, regjisori i talentuar Mihallaq Luarasi, futet në burg dhe dënohet 8 vjet për agjitacion e propagandë. Ndërkohë Edi, e dëbuar nga teatri, detyrohet të futet në rrobaqepësi, për të përballuar vështirësitë financiare. 51 vjeçe, pas ardhjes së demokracisë, Edi Luarasi kthehet në skenë dhe arriti të fitojë e meritojë duartrokitjet e publikut në dramën “Vizita e Damës plakë”, duke u rikthyer kështu triumfalisht ne skenë.
(m.k/dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
TIRANË – Banorët e “5 majit” vazhdojnë sërish protestën e tyre kundër shembjes së banesave të tyre, e cila do t’i hapë rrugë rindër...
SHKODËR– Kristian Kelmendi, 20 vjeç dhe Marjan Kola 53 vjeç janë lënë në burg dy ditë pasi janë vënë në pranga pasi akuzohen për vrasje...
SHKODËR– Kristjan Kelmendi, i akuzuar për vrasjen e ish-deputetit Pashko Ujka është shprehur se nuk ka lidhje fare me ekzekutimin e politikanit. Përp...
TIRANË – Për ndarjen nga keta të Edi Luarasit, ikonës së ekranit dhe Teatrit shqiptar ka dhënë homazhet e saj edhe aktorja Rajmonda Bulku e cila ka t...
TIRANË– Babai i saj i moshës 61 vjeç është dënuar sepse e abuzoi seksualisht. E ëma nuk e besoi, madje u terrorizua nga rrëfimi I fëmijës. Po...
LEZHË– Një person është arrestuar në Lezhë pasi ëshë kapur duke transportuar lëndë drusore. Shoferi i kamionit me inicialet D.Rr po transportonte 13 ...
DURRËS – Kanalizimet në zonën e ish-kënetës së Durrësit janë kthyer në shqetësim prej shumë vitesh për banorët e zonës.Kanalet e Larta në këtë zonë m...
TIRANË– Uzina “Enver”, është viktima e fundit e betonizimit të Tiranës. Në fshehtësi, pas transparencë, pa asnjë tabelë informuese, Bashkia e Tiranës...
TIRANË– Policia ka arrestuar dy persona në Tiranë pasi janë kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm. Operacioni ‘Couple’ vuri në ...
GJIROKASTËR – Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër ka ndryshuar masën nga “arrest shtëpie” në “arrest me burg” italian M...