AktualitetPolitike

“Gropa e zezë është Edi Rama, jo Uzina”/ Ish deputetet Dhurata Çupi dhe Orjola Pampuri takojnë gratë greviste në Ballsh: Qeveria të shohë lotët e nënave dhe t’u japë lekët e djersës

Të revoltuara, ato vënë në dukje braktisjen nga qeveria, pa u dhënë asnjë zgjidhje për pagat e prapambetura.
Featured image of article: “Gropa e zezë është Edi Rama, jo Uzina”/ Ish deputetet Dhurata Çupi dhe Orjola Pampuri takojnë gratë greviste në Ballsh: Qeveria të shohë lotët e nënave dhe t’u japë lekët e djersës Foto nga greva e urise

BALLSH– Përfaqësueset e Partisë Demokratike Dhurata Çupi dhe Orjola Pampuri ishin në Ballsh ku panë nga afër gjendjen e grave greviste të Uzinës së Ballshit. Të revoltuara, ato vënë në dukje braktisjen nga qeveria, pa u dhënë asnjë zgjidhje për pagat e prapambetura.

“Të mbushet xhepi i Arben Ahmetaj dhe i Erjon Braçes dhe Edi Ramës. Paga ime është kacidhe para lekëve që marrin ata. Edi Rama na premtoi se “ari i zi” do të kalojë në Uzinë dhe lekët e prapambetura punëtorët do t’i marrin. Ku është Beso Sulaj? Heshtin. Gropa e zezë nuk është Uzina, gropa e zezë është qeveria, është Edi Rama që po shkatërron  gjithçka”, tha një greviste, ndërsa një tjetër vuri në dukje mungesën e interesimit nga Ministria e Energjitikës. “Ministrja Belinda Balluku është femër. Le të na japë përgjigje negative. Do ta përtypim. Por vetëm të vijë”, tha një greviste.

“Jemi gra të shkolluara. Nuk e kam menduar asnjëherë veten në grevë, por gjendja ekonomike na solli këtu. Jemi pa bukë. Kemi lënë familjen. Jemi në borxhe dhe kredi deri në fyt. Jemi detyruar të hymë në grevë për pagat e prapambetura, të cilat nuk i kemi marrë prej dy vjetësh”, tha një tjetër greviste.

“Juve nuk jua mban pagën një biznes, por jua mban pagën qeveria dhe Edi Rama, sepse asnjë biznes nuk guxon të mbaje pagën e punëtorëve, nëse nuk ka mbështetjen e qeverisë”.- u shpreh Dhurata Çupi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërsa Orjola Pampuri tha se Rama nuk e shikon realitetin këtu sepse ai po bën shown e rradhës.

Vendimi për të hyrë në grevë i grave të Uzinës së Ballshit erdhi 18 ditë pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të grevistëve burra.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment