Sport

VIDEO/ Griezmann shmang turpin e Barçës dhe vret ëndrrën e Ibiza-s, katalanasit kualifikohen me vështirësi

Me një formacion thuajse me lojtarë rezerve katalanasit i likujduan modestët e Ibizaz falë dopietës së Antuan Grizmanit.
Featured image of article: VIDEO/ Griezmann shmang turpin e Barçës dhe vret ëndrrën e Ibiza-s, katalanasit kualifikohen me vështirësi Antua Grizman

SPANJË- Barcelona është kualifikuar me vuajtje në çerekfinalen e Kupës së Spanjës.Katalanasit përballë kishin një kundërshtar modest si Ibiza, por që në fushë ekipi i Kategorisë së Tretë ja bëri jetën të vështirë Barcelonës.

Me një formacion thuajse me lojtarë rezerve katalanasit i likujduan modestët e Ibizaz falë dopietës së Antuan Grizmanit. Skuadra e Kike Setien u shtang që në minutën e 9’kur Ibiza kaloi në avantazh me Caballe.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Goli i shënuar ndaj Barcelonës ngriti në këmbë tifozët vendas. Megjithatë, falë Grizmanit, Barcelona e siguroi kualifikimin në çerekfinale me dygolëshin e yllit francez. Kur dukej se takimi do të shkonte drejt 30 minutave shtesë, Grizman, në minutat 72’ dhe 93’ i vuri kapak çështjes së kualifikimit duke vrarë edhe ëndrrën e tifozëve të Ibizas.

(E.Ç. Dosja.al)

Shto Koment