Bota

Grisi qëllimisht pasaportën/ Opozitarja ruse rrezikon 5 vite burg, akuzohet për cënim të sigurisë kombëtare

Kolesnikova është arrestuar më 9 shtator pranë kufirit me Ukrainën, ku thuhet se pas një incidenti me forcat e sigurisë ajo grisi pasaportën e saj për të shmangur internimin jashtë vendit, ndërsa tashmë ajo rrezikon 5 vite burg.
Featured image of article: Grisi qëllimisht pasaportën/ Opozitarja ruse rrezikon 5 vite burg, akuzohet për cënim të sigurisë kombëtare Opozitarja bjelloruse, Maria Kolesnikova

BJELLORUSI– Opozitarja bjelloruse, Maria Kolesnikova një prej figurave kryesore të opozitës në Bjellorusi, e cila u arrestua javën e kaluar do të përballet me akuzat e thirrjeve dhe veprimeve që kërcënojnë sigurinë kombëtare dhe rrezikon 5 vite burg.

Ajo është arrestuar më 9 shtator pranë kufirit me Ukrainën, ku thuhet se pas një incidenti me forcat e sigurisë ajo grisi pasaportën e saj për të shmangur internimin jashtë vendit.

Ndërkohë lideri bjellorus, Aleksandër Lukashenko, i cili bashkë me 30 zyrtarë është vënë në shënjestër të sanksioneve të Bashkimit Europian, që e konsideron atë president jo legjitim të Bjellorusisë, pasi po mban pushtetin me vota të manipuluara ka hedhur akuza ditën e sotme mbi Perëndimin se po përpiqet të shkatërrojë vendin.

Lukashenko është shprehur se Amerika dhe satelitët e saj, si Polonia, Lituania, Republika Çeke dhe Ukraina po bëjnë përpjekje bashkë me opozitën për të organizuar revolucion.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë presioni europian përmes sanksioneve vjen pak ditë pasi Lukashenko mori bekimin e Rusisë gjatë takimit me Vladimir Putin. Në një kohë që opozita në sheshet e kryeqytetit bjellorus po vazhdon të kërkojë dorëheqjen e presidentit dhe zgjedhje të lira, vendet Baltike nga ana e tyre, nuk e fshehin dëshirën për të përdorur një qasje më të ashpër kundër Lukashenkos edhe pse ekziston rreziku ii një konfrontimi diplomatik me Moskën.

Burimi: Meduza.io

A.C/Dosja.al

Shto Koment