Sociale

‘Gripi’/ Vaksinimi nis në fillim të nëntorit, Silva Bino: Këtë vit 30 mijë doza më shumë, mjekët e kanë falas

Doktoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino është shprehur se për këtë vit janë akurduar 30 mijë doza më shumë vaksina, duke e çuar totalin në 80 mijë.
Featured image of article: ‘Gripi’/ Vaksinimi nis në fillim të nëntorit, Silva Bino: Këtë vit 30 mijë doza më shumë, mjekët e kanë falas Silva Bino

TIRANË– Doktoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino ka njoftuar se vaksinimi kundër gripit do të nisë në fillim të nëntorit.

Në një njoftim për shtyp, Bino është shprehur se për këtë vit janë akurduar 30 mijë doza më shumë vaksina, duke e çuar totalin në 80 mijë.

Mjekja Bino shtoi se vaksina rekomandohet për personat mbi 65 vjeç, personat që vuajnë nga sëmundje kronike dhe gratë shtatzëna.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“E rëndësishme të vaksinohemi para sezonit të gripit. Grupet e riskut dhe stafi mjekësor do e kenë falas vaksinimin. Vaksina do shpërndahet për popullatën javën e parë të nëntorit. Për këtë vit janë akorduar plotë 80 mijë vaksina,”-është shprehur Bino. 

Megjithatë pavarësisht shifrës tejet të lartë të vaksinave kundër gripit, Bino shtoi deri më tani nuk ka asnjë rast në qarkullimin e një virusi, por vetëm të virozave të stinës.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment