Sociale

Si të dalloni gripin e zakonshëm nga COVID-19? Pipero: Sekreti është tek vështirësia në frymëmarrje

Pipero tha se koronavirusi është shumë i ngjashëm me gripin e zakonshëm, por dallimi është vështirësia në frymëmarrje.
Featured image of article: Si të dalloni gripin e zakonshëm nga COVID-19? Pipero: Sekreti është tek vështirësia në frymëmarrje Foto ilustruese

TIRANË- Mjeku infeksionit, Pëllumb Pipero ka treguar sot dallimin që ka gripi normal nga sipmomat që të jep COVID-19. Pipero i ftuar në emisionin “Open”, tha se koronavirusi është shumë i ngjashëm me gripin e zakonshëm, por dallimi është vështirësia në frymëmarrje.

Ngjan si dy pika uji me gripin e zakonshëm. Temperaturë, dhimbje koke, kollë dhimbje muskujsh, të vjella, diarre etj. Diferenca është tek vështirësia në frymëmarrje. Por ka edhe ankth. Më marrin në telefon. U them se vërë dorën në gjoks dhe shiko orën.

Më thonë kam 17 frymëmarrje. Kjo nuk është vështirësi në frymëmarrje ky është ankth.  U kam thënë vështirësi në frymëmarrje është mbi 30 frymëmarrje  në minutë pasi nuk furnizohen dot me oksigjen”, u shpreh Pipero.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 104, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 4. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Vlorë e Shkodër. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin pas orësh 13:00 nga shtëpia, ndërsa lëvizja ka nisur që në 5 të mëngjesit pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.” Kryeministri Edi Rama njoftoi se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Ndërkohë që në rrugë ka dalë ushtria dhe Policia.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment