Bota

Gatuajnë dhe kujdesen për shtëpinë kur prindërit punojnë, jeta e familjes Hansen në kohën e Covid-19 në Gjermani, Bela: Bëjmë dhe shaka, s’është aq serioze gjendja

Sikundër njihen nga gjithë bota për korresktësi në punë, edhe fëmijët e kësaj familje gjermane tregojnë se me anë të programeve mësimore nga shkollat përkatëse vijojnë rregullisht të  bëjnë  detyrat që ju takojnë, pasi në  të kundërt në fund mund të mblidhen shumë punë për t'u bërë.
Featured image of article: Gatuajnë dhe kujdesen për shtëpinë kur prindërit punojnë, jeta e familjes Hansen në kohën e Covid-19 në Gjermani, Bela: Bëjmë dhe shaka, s’është aq serioze gjendja Dy vajzat e familjes Hansen, Bella dhe Zsa Zsa

GJERMANI– Koronavirusi ka prekur botën mbarë dhe izolimi në shtëpi shihet si një sfidë nga të  gjithë ata njerëz që ditën e kishin shumë të ngarkuar me punë, e sot nuk lejohen të punojnë.

Përmes një videoje familja Hansen në Gjermani kanë treguar sesi vijon tashmë në karantinë jeta për ta.

Sikundër njihen nga gjithë bota për korresktësi në punë, edhe fëmijët e kësaj familje gjermane tregojnë se me anë të programeve mësimore nga shkollat përkatëse vijojnë rregullisht të  bëjnë  detyrat që ju takojnë, pasi në  të kundërt në fund mund të mblidhen shumë punë për t’u bërë.

Ndërsa vajza e familjes Hansen,   Zsa Zsa thotë se pavarësisht programimit të ditës, ndarjes së detyrave tregon se dashur pa dashur gjatë gjithë ditës  në shtëpi bezdisesh nga njëri-tjetri. Ndonjëherë grindja mes njëra-tjetrës është  e pashmangshme,  thotë Bella, vajza tjetër e familjes. Por kur prindërit janë në  punë ato përveçse  mësojnë e argëtohen edhe gatuajnë.

#rrinshpi në Berlin

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

#rrinshpi në BerlinJeta e familjes Hansen në kohë të krizës së COVID-19.

Gepostet von DW Shqip am Montag, 30. März 2020

Prindërit e familjes Hansen nuk mund të punojnë nga shtëpia, prandaj dalja e tyre  është e domosdoshme, dhe ata  kthehen vonë në shtëpi. Paul kryfamiljari, thotë se është e vështirë situata por çdo mëngjes duhet të bëjmë detyrën tonë të kujdesemi edhe  për fëmijët.  Ndërsa në video shihet që e ëma pasi  kthehet nga puna i pyet nëse gjatë ditës fëmijët kanë përfunduar detyrat që u kërkohen nga shkolla.

Ndër të tjera ajo thekson se po përiqet që të ruajë qetësinë e të kenë sa ëm shumë humor gjatë kësaj kohe të vështirë.

Në rang global janë regjistruar mbi 38 mijë viktima nga COVID-19. Europa tashmë është epiqendra e COVID-19. Numri i viktimave në Itali ka shkuar në 11,591 persona. Po kështu, numri i viktimave është rritur ndjeshëm edhe në Spanjë, deri më tani 8,189 persona kanë ndërruar jetë. Në këtë shtet në 24 orët e fundit janë shënuar 849 viktima. COVID-19 është përhapur edhe në Ballkan. Në Kosovë ka shkuar në 108 numri i të prekurve dhe deri më tani ka humbur jetën vetëm një person. Në vendin tonë ka 243 persona të infektuar dhe 13 viktima.

A.C/Dosja.al 

Shto Koment