Politike

Grida Duma tregon bisedën: Presion, çfarë më thanë ndërkombëtarët për Ramën

Grida Duma ka treguar se ndërkombëtarët janë kundër Edi Ramës pasi zgjedhjeve të 30 qershorit.
Featured image of article: Grida Duma tregon bisedën: Presion, çfarë më thanë ndërkombëtarët për Ramën Grida Duma dhe Edi Rama

Tiranë- Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Open” të Eni Vasilit, Grida Duma, ish-deputetja është shprehur se ndërkombëtarët janë kundër Edi Ramës dhe i kanë dhënë të drejtë PD, pas pjesëmarrjes së ulët në zgjedhjet e 30 qershorit.

Debati

Duma: Kur u thamë ndërkombëtarëve në Bruksel se pjesëmarrja në votime ishte 21% na dhanë të drejtë. Pjesëmarrja në votime nuk është rreth 50%, prandaj na dhanë të drejtë. Kemi bërë aksione të super suksesshme.

Eni Vasili: Çfarë suksesi, keni kohë që flisni për rrëzimin e Ramës?

Grida Duma: Sot Rama është në kuotat më të ulëta. Ka hyrë vetëm në votime.

Eni Vasili: Ka hyrë, po si e bën më të dobët?

Grida Duma: Presioni ndërkombëtar, jo nga brenda, por nga jashtë, thonë se Rama nuk mund të qeverisë më.

J.V/Dosja.al 

 

Një Koment në “Grida Duma tregon bisedën: Presion, çfarë më thanë ndërkombëtarët për Ramën

  1. Shpresoj e qe keto kulcedera qe nxierin flake nga zollumi imadh we Kane mbrenda iu ka ardhe fundi, mbasi lumenjet I Kane mbaruar, perrenjet tiua lene popllit

Shto Koment