LIVE UPDATES
Politike

Skema kriminale e shitblerjës së votës, Grida Duma: PD kallëzoi në SPAK 5 herë ushtrinë me dhjetëra mercenarë të Ramë

7 Maj 2021, 11:50 Nga DOSJA
Skema kriminale e shitblerjës së votës, Grida Duma: PD

TIRANË– Grida Duma ka dhënë një deklaratë nga Partia Demokratike ku ka folur për skemën kriminale të shitblerjës së votës.

Ajo tha se PD ka zbardhur  skemën kriminale të blerjes së votës në Bashkinë e Rrogozhinës nga 1 milion deri në 35 milion lek për familje dhe SPAK heshti, PD kallëzoi në SPAK 5 herë përpara zgjedhjeve dhe në ditën e votimit ushtrinë me dhjetëra mercenarë të Ramës për blerjen e votës.


DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, GRIDA DUMA

Skema kriminale e blerjes së votës nga aleanca Rama-Doshi-Rakipi ka përfshirë çdo qytet, çdo fshat, çdo lagje në të gjithë vendin. Njësoj si kudo tjetër në Shqipëri, në Bashkinë e Rrogozhinës u zbatua skema e blerjes së votave përmes njerëzve kyçë në administratën shtetërore dhe krimit të organizuar. 3 javë para ditës së zgjedhjeve, Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK të gjithë personat kryesorë të përfshirë në skemën e blerjes së votive. Përveç blerjes së votës, ditën e zgjedhjeve në Rrogozhinë u rregjistrua edhe akti kriminal i pengimit të votimit nga njerëz të lidhur me Partisë Socialiste. Kundër këtyre dhe një ushtrie nëpunësish që shpërndanin para, ushqime dhe favore të tjera, që mblidhnin kartat e identitetit për të mos lejuar votimin e mbështetësve të opozitës, Partia Demokratike ka bërë 5 kallëzime penale në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion deri më 25 prill. Megjithëse pati 3 javë në dispozicion, SPAK heshti duke lejuar mercenarët e aleancës Rama-Doshi-Rakipi të zbatojnë skemën kriminale të blerjes së votave. Sot, ne po vëmë në dijeni opinionin publik se cilët janë personat e përfshirë në masakrën elektorale të 25 Prillit në Bashkinë e Rrogozhinës duke përfshirë të pesta kallëzimet e dorëzuara në SPAK përpara dhe në ditën e zgjedhjeve. Përmes Këshillit Bashkiak nën kontrollin e plotë nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi, është ndryshuar kategoria e dëmit të shkaktuar nga tërmeti për 1700 familje dhe janë shtuar në skemën e zhdëmtimit edhe 961 familje që nuk ishin kategorizuar si familje të dëmtuara nga tërmeti. Me vendimet e datave 24.03.2021 dhe 12.04.2021 Bashkia akordoi grante që arrijnë deri në 35 milion lek për familje që thuajse nuk ishin dëmtuar nga tërmeti dhe ka përjashtuar pothuajse familjet e fshatrave Lekaj, Sinaballaj dhe Cikallesh që jetojnë prej 2 vitesh në çadra plastmasi pasi shtëpitë e tyre u rrënuan realisht nga termeti. Përveç granteve të paligjshme, Bashkia Rrogozhinë ka fryrë strukturën e saj në shkurt të vitit 2021 duke rritur numrin e të punësuarve nga 90 në 317, duke shtuar rreth 227 punonjës. Sipas të dhënave janë punësime të qytetarëve që nuk janë banorë të Rrogozhinës.•Elidon Bega, me pozicion Këshilltar i Kryetarit të Bashkisë, është nga Berati dhe nuk paraqitej asnjëherë në punë pasi ishte i angazhuar në fushatë për Partinë Socialiste. •Lulëzim Haliti është nga Lushnja, gjithashtu burri i hallës së Kryetarit të Bashkisë dhe merrte rrogë tek ujësjellësi pa u paraqitur asnjëherë në punë. •Romina Bega dhe Erald Abazi nga qarku i Elbasanit përfitojnë rrogë nga Bashkia Rrogozhinë megjithëse nuk janë banues në Rrogozhinë dhe nuk janë paraqitur asnjë ditë në punë. Një tjetër formë kriminale e blerjes së votës në Bashkinë e Rrogozhinës është lejimi i ndërtimeve pa leje me qëllim maksimizimin e votave për Partinë Socialiste. Përmes Sami Dervishit, Drejtor i shkollës 9-vjeçare Karpën, Bujar Dervishit, Specialist në Komisariatin e Policisë Kavajë dhe Arben Memës, Specialist në Komisariatin e Policisë Kavajë dhjetëra shtetas janë favorizuar të bëjnë ndërtime të paligjshme. Të pasigurt se e gjithë kjo skemë kriminale e blerjes së votës me grantet e rindërtimit, me ndihma ushqimore nga Bashkia për banorët, me favorizime për ndërtime pa leje, regjimi Rama-Doshi-Rakipi dërgoi në qendrat e votimit në Rrogozhinë përfaqësuesit e tij për të penguar në mënyrë kriminale votimin e lirë të qytetarëve. SPAK është vënë në dijeni të kësaj skeme kriminale që në fillim të muajit prill, por nuk bëri asgjë. SPAK heshti edhe kur Partia Demokratike dorëzoi kallëzimin e pestë në 25 Prill. Kjo strukturë e re e drejtësisë, që ka për detyrë të hetojë e të çojë para drejtësisë ata që manipuluan rezultatin zgjedhor heshti pas çdokallëzimi të Partisë Demokratike për të njëjtën bandë që blinte vota në të gjithë Bashkinë e Rrogozhinës për të nxjerrë Arben Ahmetajn deputet dhe për të mbajtur në pushtet regjimin Rama-Doshi-Rakipi. Përveç Arben Ahmetajt në skemën kriminale të blerjes së votës kanë marrë pjesë drejtorët më të rëndësishëm të administratës nga qeveria qendore dhe bashkia e Rrogozhinës. Muharem Troka, babi i Administratores së Njësisë Gosë, Valmira Troka Fatmir Haska, Kryetar i seksionit Gosë Qender për Partinë Socialiste Shefit Thartori, punonjës i administratës së Bashkisë Rrogozhinë
Anëtarët e Këshillit Bashkiak të Bashkisë Rrogozhinë
Elidon Bega, Këshilltar i Kryetarit të Bashkisë Lulëzim Halit, punonjës i Bashkisë Rrogozhinë. Romina Bega, punonjës i Bashkisë Rrogozhinë. Erald Abazi, punonjës i Bashkisë Rrogozhinë. Rakip Tosku, Shef i Emergjencës Civile në Bashkinë Rrogozhinë Sami Dervishi, Drejtor i shkollës 9-vjeçare Karpën. Bujar Dervishi, Specialist në Komisariatin e Policisë Kavajë Arben Mema, Specialist në Komisariatin e Policisë Kavajë. Elvis Hoxha Janë dhjetëra përfaqësues të Partisë Socialiste, drejtues të administratës qendrore dhe lokale, njerëz të krimit të organizuar që janë identifikuar nga Partia Demokratike në veprimtarinë kriminale të blerjes së votes dhe pengimit të procesit të votimit. Prej më shumë se 1 muaji, SPAK-ut i janë vënë në dispozicion numrat e tyre të telefonit dhe zona ku veprojnë për ta shpërndarë para për blerjen e votave, por ata u lanë të lirë të deformojnë vullnetin e zgjedhësve. Kjo nuk është çështje e politikës. Madje as çështje e Partisë Demokratike, është për të ardhmen tonë, të fëmijëve tanë dhe të demokracisë. Shqipëria sot ka humbur, por nëse ne do të kishim fituar me banda, Shqipëria do të kishte humbur edhe nesër, jo vetëm sot. Detyra jonë është të qëndrojmë të vendosur dhe të luftojmë fort për kthimin e demokracisë në vend.

(e.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike grida duma grida duma

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni