Politike

E quajti ‘trafikante apartamentesh’/ Grida Duma padit Erion Veliajn për shpifje, ish-deputetja: Boll më me mashtrime të hedhura në ajër!

VIDEO
Në një deklaratë për mediat, Duma bëri të ditur se padia është bërë për shpifjet që Veliaj ka thënë ndaj saj. 
Featured image of article: E quajti ‘trafikante apartamentesh’/ Grida Duma padit Erion Veliajn për shpifje, ish-deputetja: Boll më me mashtrime të hedhura në ajër! Grida Duma

TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka paditur ditën e sotme kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj. Në një deklaratë për mediat, Duma bëri të ditur se padia është bërë për shpifjet që Veliaj ka thënë ndaj saj e se dëmi do të shkojë deri në 3 milionë lekë të reja.

Shtetasi Erion Veliaj ka ngritur një sërë akuzash të drejtpërdrejta, duke e akuzuar znj. Duma si trafikante apartamentesh. Deklarata të tilla përveçse janë trillime shpifëse, bëhen duke përdorur një terminologji kriminale pikërisht për t’i bërë më të rënda për publikun”.- thuhet në padinë e Dumës.

Në shkresën që Duma ka paraqitur në Gjykatën Penale shkruhet se Veliaj e ka akuzuar atë si një trafikante apartamentesh.


DEKLARATA:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Jemi drejtuar gjykatës së shkallës së parë dhomës penale. Së qëndron në detyrimin e Veliajt që të vërtetojë saktësinë e shpifje të tij. Se është në detyrën e tij që ta vërtetoj këto deklarata apo shpifjeve që ai bën. Është neni 120 paragrafi 2 dhe dëmi do shkojë deri në 3 milionë lekë të reja. Unë deklarojë se ky dëm do i shkojë shtetit shqiptar. Por ajo që jemi sot këtu është që Drejtësia nuk është vetëm një gjykim po besim.Ne jemi sot këtu se besojmë se institucionet vihen në funksionim edhe duke bërë ne veprimet e duhura.Se duhet dhënë mbështetje edhe politike që Drejtësia të nis ndëshkimin. Kjo do jetë rrugë e gjatë në rindërtimin e mekanizmave demokratike por të hedhim një tullë për të treguar boll më me mashtrime të hedhura në ajër.Boll më me mashtrime që shkatërrojnë institucionet. Nuk kemi të bëjmë vetëm me një fjalë të thënë por një kontratë të pa mbajtur. Se vlera e fjalës është gjithçka.

Por çfarë tha Veliaj për Dumën?

Po ndjek përmes shtypit, se si dëshirat e disa mafiozëve italianë për të bërë plane biznesi për Shqipërinë dhe dëshirat e PD-së që këto plane të jenë të vërteta, na janë bashkuar në gojën e një trafikanteje të njohur apartamentesh. Kushdo që ndërton në Bashkinë e Tiranës ka një emër dhe mbiemër, kurse lejet e ndërtimit kanë dosje transparente për mënyrën e financimit. Dëshirat e mafias italiane për t’u futur në industrinë e ndërtimit janë dëshira të tyre dhe të PD-së. Ne nuk ndalojmë dëshira, por veprime konkrete. E vetmja gjë e paverifikuar për ne, mbetet se si Grida Duma u bë investitore pallatesh vite më parë, duke përfunduar në gjyqe për mashtrime dhe duke lënë burgjeve partnerët e saj në biznes. I bëj thirrje Prokurorisë që të hetojë cilindo që tenton të flasë në emër të Bashkisë së Tiranës apo të çdo institucioni tjetër lidhur me histori të tilla. Ndërkohë, Grida Duma do të duhet ta provojë në gjykatë shpifjen e saj të radhës, njësoj si 7 herët e tjera kur zyrtarët e PD-së janë gjykuar e shpallur si shpifës nga drejtësia”, -tha Veliaj për Grida Dumën më 23 janar 2021, akuzë që e ka përsëritur disa herë.

(A.B)/dosja.al

Shto Koment