Politike

“Ma mbylli telefonin”, grevisti i Poçemit përplaset me Braçen, zv/kryeministri: Basha aprovoi privatizimin e kompanisë, është përgjegjës për gjendjen tuaj dhe njeh administratorin (VD)

Në një prononcim për mediat, grevisti u shpreh se Braçe nuk do t’ja dijë për ta dhe se i ka mbyllur telefonin. Braçe është shprehur se pas telefonatës ka parë që grevistët ishin vizituar nga kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, të cilin e akuzon për këtë gjendje të tyren.
Featured image of article: “Ma mbylli telefonin”, grevisti i Poçemit përplaset me Braçen, zv/kryeministri: Basha aprovoi privatizimin e kompanisë, është përgjegjës për gjendjen tuaj dhe njeh administratorin (VD) Grevisti, Erion Braçe dhe Lulzim Basha
Përditësuar:

TIRANË– Zëvendës kryeministri Erion Braçe është përplasur përmes mediave me një nga grevistët e Poçemit, i cili bashkë me kolegët e tij janë në grevë urie prej më shumë se një jave në gjendje të rënduar. Në një prononcim për mediat, grevisti u shpreh se Braçe nuk do t’ja dijë për ta dhe se i ka mbyllur telefonin. “Kemi marrë prefektin në telefon por ai nuk do t’ia dijë. Kemi marrë zv. kryeministrin, zotin Erion, sa e ka marrë vesh e ka fikur telefonin,”- tha ai ndër të tjera.

Nëpërmjet një statusi në Instagram, Braçe shprehet se ka pasur një telefonatë nga dikush ditën e sotme, por pa iu dhënë mundësia të përgjigjej është mbyllur linja. Ai shkruan më tej se më pas e ka rimarrë numrin në fjalë por nuk i është përgjigjur. Gjithashtu, Braçe është shprehur se pas telefonatës ka parë që grevistët ishin vizituar nga kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, të cilin e akuzon për këtë gjendje të tyren. Zv/kryeministri shkruan se ARMO është privatizuar në kohën që Basha ka qenë ministër, me aprovimin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Brace shton gjithashtu s’e Basha ka edhe njohje personale me një nga administratorët e kompanisë që është marrë me qera.

GENJESHTARI I NEVERITSHEM! Sot, dita ime nisi me lajmin e nje portali kellire, gjobevenes recidivist, sipas te cilit une i kisha mbyllur telefonin punetoreve greviste ne Pocem. Ne fakt, e verteta eshte krejt ndryshe; Nje dite me pare, ne mesdite, kam marre nje thirrje qe sipas telefonit tim, zgjati 4 sekonda; Une ja hap kujdo telefonin, ne cdo kohe, i pergjigjem gjithkujt ne tel, ne mesazhe, ne ëhatsapp, ne instagram etj, madje me shajne perse e bej kete. Pra, 4 sekonda, kam degjuar nje “alo” dhe “Erjon Brace je”; Kur une nisa te them “alo” sinjali u nderpre, telefonova ate numer-e provuar nga telefoni im, dhe thirrja nuk mberrinte. Kaq! Cdo kellire nga ai portal te vije e ta verifikoje ne telefonin tim. Por ama, kur pashe Lyrezim Bashen ne Pocem, e kuptova pse duhet te baltosesha une. Tani, per punetoret ne greve dua te them ca te verteta e te jap mendimin tim; 1- Punetoret e nenstacionit te Pocemit jane peng i privatizimit te ARMO nga babai i Lyrezim Bashes; Pra, ARMO-n, Sali Berisha e ka shitur me gjithe nenstacion-edhe pse ai furnizon pertej ARMO-s, me gjithe punetore, duke e bere nenstacionin dhe juve, prone te Rezear Tacit ne fillim, bankes huadhenese me pas dhe ne perdorim te cdo palacoje qe merr me qira ARMO-n kohe pas kohe! LYREZIM BASHA KA QENE MINISTER DHE KA MIRATUAR PRIVATIZIMIN TUAJ! 2- Lyrezim Basha ka njohje personale, te ngushte, me njerin nga administratoret reale te kompanise qe ju ka marre me qira; prisja nga ky mashtrues qe sot tu kish sjelle pagat bashke me administratorin ne fjale, por beri sikur qau dhe u betua tu genjeje edhe nje here per te ardhmen. Tani, cfare mendoj une; Privatizimi i ARMO ka qene kriminal ndaj duhet hetuar nga prokuroria kunder korrupsionit ne gjeresi, duke i perfshire te gjithe, shitesit ne qeveri, bleresin, bankat perfshi ish guvernatorin e Bankes se Shqiperise, permbaruesit, qiramarresit-te gjithe; Kontrata e privatizimit te ARMO-s, detyrimet financiare te saj, aksionet e shtetit dhe vlera e tyre e adminiatruar nga kompania, parate e marra, duhen analizuar nje me nje dhe cent me cent. PAS KESAJ, PER MUA, ZGJIDHJA S’JANE QIRAMARRESIT BATAKCINJ TE RRADHES POR SHTETEZIMI! Me shani komunist tani!”- shkruan zv/kryeministri Braçe.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Naftëtarët e Ballshit dhe punonjësit e nënstacionit të Poçemit vijojnë grevën e urisë dhe gjendja e tyre shëndetësore është rënduar, pasi që prej ditës së djeshme kanë refuzuar ujin dhe ndihmën mjekësore. Grevistët po qëndrojnë mes të ftohtit dhe njëri prej tyre, Jonuz Muçaj ka marrë mjekim pasi ka shfaqur probleme të rënda shëndetësore. Ndërkohë pranë tyre ndodhen dhe mjeku, i cili herë pas herë monitoron gjendjen e shëndetësore të grevistëve.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment