LIVE UPDATES
Aktualitet

Greva në Rinas/ Ende e arrestuar bashkë me kolegët, ZBARDHET dëshmia e kontrollores Flora Ndreca: Për të punuar, duhet të

9 Prill 2021, 11:50 Nga DOSJA
Greva në Rinas/ Ende e arrestuar bashkë me kolegët, ZBARDHET

TIRANË– Zbardhet dëshmia e dhënë para efektivëve të Policisë së Shtetit, e dhënë nga kontrollorja e aeroportit të Rinasit, Flora Ndreca. Kjo e fundit, e cila është një nga tre të arrestuarit e vetëm për ngjarjen, ka bërë me dije se nuk ishte ndjere mirë më datë 6 prill, ndaj dhe kishte kërkuar disa ditë pushim. Sipas dëshminë e siguaruar nga gazetarja Klodiana Lala, Ndreca pretendon se menjëherë pasi ka kërkuar pushim, është kthyer nga rruga dhe është pushuar nga puna bashkë me 4 kolegë të tjerë.

Pasi përfundoi turni i parë i datës 6/04/2021, pas orës 14:00 që përkon me përfundimin e turnit, u zëvendësuam nga kolegët që do të merrnin turnin dhe zbresim për t’u larguar për në banesat tona sic ishim të gjithë punonjësit e turnit të parë. Ishim gjithsej 6 veta. pasi kam dalë nga ambientet e aeroportit Nënë Tereza, jam telefonuar nga eprori im Voltan Vorbesi, dhe më ka njoftuar që të kthehem në kompani dhe më tha se; ‘Keni firmos një deklaratë’. Ne momentin që jam kthyer më kanë thënë të pres tek salla e pushimit. Kur kam shkuar tek salla e pushimit kam gjetur edhe kolegët e mi të turnit, konkretisht shtetasin Muhin Mezini, Gentjan Hodon, Edvin Barikin dhe Nelton Isakun. Kemi pritur deri sa erdhi Voltan Vorbesi, i cili më thirri që të shkoja në zyrën e Dritan Isakut. Kur kam shkuar kam takuar drejtoreshën Juridike të AlbControl, me mbiemër Herenei, por emri nuk më kujtohet. Nga burimet Njerëzore njoftohem për shkëputjeje të marrëdhënies time nga puna dhe duhet të firmosja për marrjen e njoftimit. Unë kam refuzuar marrjen e njoftimit dhe kam kërkuar arsyen e ndërprerjes së punës. Kam marrë përgjigje se për arsyen do të njoftohesha më 12 prill,”-thuhet ndër të tjera në dëshminë e saj.

DËSHMIA E PLOTË:

Unë pranë AlbControl sh.A jam me fuksiomnin kontrollore e trafikut ajror detyrë të cilën e ushtroj prej 2002 dhe aktualisht. Detyra ime funksionale si kontrollore e trafikut ajror është 24 orë pa ndërprerje. Puna zhvillohet me turne. Në momentin që e marr unë psh turnin e mëngjesit, zëvendësoj kontrollin e mëparshëm. Pra unë ose kontrolloj direkt avionët, ose planifikoj me fqinjët, kontrollon planin e fluturimit ne përformancë me rrugën ajrore. Përsa i përket rastit objekt hetimi, pra më datë 6.04.2021, kam marrë si zakonisht detyrën dhe jam ulur në pozicionin e kontrollorit direkt me pilotin. Pasi kam punuar rreth një orë kam bërë pushim 30 minuta. Pastaj kam marrë detyrën në krahun e planerit (planifikuesit). Pra në të dyja pozicionet që ne ushtrojmë duhet të jemi fizikisht dhe mendërisht në rregull. Duke qenë se kam lëvizur se sa tek njëri pozicion e sa te tjetri, kam pasur mungesë të theksuar përqendrimi gjë që vjen nga lodhja dhe stresi i akumuluar në kohë. Fakti që unë shkoj në punë prej 1 viti, pra që me datë 1.04/2020, unë paguhem rreth 60-70% të pagës më pak sesa merrja para datës 1/04/2020.

Ky është një vendim i njëanshëm i Këshillit Mbikëqyrës së AlbControl. Më datë 06/04/2021 gjatë orarit zyrtar nga ora 06:00 Amderi në orën 14.00 Pm unë nuk jam ndjerë mirë dhe madje kam vajtur në sallën ku ndodhet kompjuterat ekstra (Këto kompjutera shërbejnë për pjesën administrative, që në rast se një punonjës nuk ndihet mirë, hap materialin referues në këtë kompjuter, ku punonjësi përzgjedh atë që i nevojitet). Në rastin tim unë kam përzgjedhur skemën e kompetencës, kam tërhequr formularin që më duhej dhe para se ta plotësoja formularin kam plotësuar në PC në formatin elektronik për sejftin TOKAI/Në TOKAI mund të pasqyrosh të gjitha shqetësimet që të ndodhin në sallën operacionale. Unë i kam zgjedhur që të plotësoj si shqetësim të ndodhur stres dhe fatigue (Lodhje, këputje, etj). Theksoj faktin se pasi e kam plotësuar këtë shqetësim, nuk e kam dorëzuar. Thjesht e kam dorëzuar dhe e kam lënë në gjendje të plotësuar por pa nisur. Në momentin që unë e nis këtë formular të plotësuar në TOKAI, ia nis Drejtorisë së SEFETY. Dhe kjo drejtori pasi e merr e vlerëson nëse duhet dërguar në Autoritetin Civil. Autoriteti Civil e vlerëson nëse do të mbyllet aty, apo do ia dërgoj Eurocontrolit në Bruksel. Unë nuk e dërgova këtë formuar, pak kam pritur pasi doja të siguroja se formulari ishte plotësuar korrekt. Më pas kam plotësuar deklaratën e paaftësisë, në datë 6/04/2021 ku kam pasqyruar: Duke u bazuar në skemën e kompetencës kapitulli i aftësisë së përkohshme paragrafi 123/3 i Kodit Ajror: “për arsye stresi dhe lodhje nuk mund të kryej punën e konsol dhe kërkoj një periudhë 3-4 ditore për rikuperim”. Stresi i akumuluar për shkak të situatës financiare dhe COVID-19, mosmbulimi i paketës mjekësore (COVID19) as sigurimet shoqërore as nga kompania. Pas plotësimit të kësaj deklarate, këtë deklaratë e kam dorëzuar tek supervizori i turnit, tek shtetasi Muhin Mezini. Ky i fundit e merr deklaratën dhe e çon tek eprori i tij, Voltan Vorbesi dhe ai e dërgon tek Drejtori Operacional, Dritan Isaku. Pasi përfundoi turni i parë i datës 6/04/2021, pas orës 14:00 që përkon me përfundimin e turnit, u zëvendësuam nga kolegët që do të merrnin turnin dhe zbresim për t’u larguar për në banesat tona sic ishim të gjithë punonjësit e turnit të parë. Ishim gjithsej 6 veta. pasi kam dalë nga ambientet e aeroportit Nënë Tereza, jam telefonuar nga eprori im Voltan Vorbesi, dhe më ka njoftuar që të kthehem në kompani dhe më tha se; ‘Keni firmos një deklaratë’. Ne momentin që jam kthyer më kanë thënë të pres tek salla e pushimit. Kur kam shkuar tek salla e pushimit kam gjetur edhe kolegët e mi të turnit, konkretisht shtetasin Muhin Mezini, Gentjan Hodon, Edvin Barikin dhe Nelton Isakun. Kemi pritur deri sa erdhi Voltan Vorbesi, i cili më thirri që të shkoja në zyrën e Dritan Isakut. Kur kam shkuar kam takuar drejtoreshën Juridike të AlbControl, me mbiemër Herenei, por emri nuk më kujtohet. Nga burimet Njerëzore njoftohem për shkëputjeje të marrëdhënies time nga puna dhe duhet të firmosja për marrjen e njoftimit. Unë kam refuzuar marrjen e njoftimit dhe kam kërkuar arsyen e ndërprerjes së punës. Kam marrë përgjigje se për arsyen do të njoftohesha më 12 prill. Gjatë kohës që kam qenë në zyrë, në të njëjtën zyrë në prani të të njëjtëve persona janë thirrur dhe kontrollorët e tjerë. Jemi njoftuar për shkëputje të marrëdhënieve të punës pa argumente. Ne të pestë kemi njoftuar përmes telefonit të gjithë stafin, kolegët tanë. Ky staf yni përbëhet nga 65 kontrollorë. Dhe i kemi informuar se ne të pestë jemi hequr pa arsye. Por mesa kam kuptuar, arsyeja e ndërprerjes së marrëdhënies së punës ishte për shkak të plotësimit të deklaratës së paaftësisë së përkohshme. Kemi marrë të gjithë kontrollorët dhe në shenjë solidariteti, ata që nuk ishin në shërbim, jemi mbledhur përpara godinës operacionale, derisa është errësuar. Dhe kemi qëndruar aty deri sa ka dalë nga ambientet e punës Drejtori i Përgjithshëm i Kompanisë, Maina Kusta.

Kontrollorët e kullës ajrore të aeroportit të Rinasit, disa ditë më parë nënshkruan formularin e paaftësisë në punë, duke pretenduan se vuanin nga stresi që u ishte shkaktuar nga shkurtimi i rrogës prej pandemisë. Për më shumë se 48 orë, Shqipëria nuk shënoi asnjë fluturim në zonën e saj ajrore.

Ndërsa për situatën e krijuar policia ka arrestuar tre kontrollorë të trafikut ajror, kreun e sindikatës, Armando Fezga, Flora Ndreca, përgjegjëse e turnit dhe Muhin Mezini, pas kallëzimit në Prokurori nga shoqëria “AlbControl”, si nxitës të bllokimit të punës në Rinas. Ndërkohë që kryeministri ka akuzuar dyshen “Meta&Berisha” se duan të destabilizojnë vendin, ndërsa kreu i shtetit që ditën e protestës ka kërkuar auditim të Albcontrol nga KLSH-ja.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet flora ndreca protesta e kontrolloreve ne rinas flora ndreca protesta e kontrolloreve ne rinas

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni