Rajoni

Greqia “zgjohet” me tërmet, lëkundjet ndjehen deri në Sarandë

Greqi u "zgjua" mëngjesin e sotëm nga një tërmet 3.5 ballë. Lëkundjet e tërmetit u ndjenë deri në Shqipëri. Epiqendra e tërmetit ishte në jug të Greqisë.
Featured image of article: Greqia “zgjohet” me tërmet, lëkundjet ndjehen deri në Sarandë Foto Ilustruese

GREQI– Jugu i Greqisë u zgjua me lëkundje tërmeti mëngjesin e sotëm. Sipas Qendrës Sizmiologjike Europiane dhe Mesdhetare, magnituda e tërmetit ishte 3.5 ballë.

Epiqendra e tërmetit ishte 6 km lag Kefalovrisit në Greqi dhe 38 km larg Gjirokastrës. Lëkundjet ndërkohë janë ndjerë edhe në Sarandë. Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Edhe toka shqiptare u lëkund gjatë ditës së djeshme nga një tërmet me magnitudë 3.3 i shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit ishte 30 km larg kryeqytetit.

Gjithashtu më 20 maj një tërmet me magnitudë 5.8 i shkallës Rihter ra në detin Mesdhe.  Tërmeti kishte thellësi 10 kilometra dhe epiqendra ishte 240 km në jugperëndim të Methonis të Greqisë. Lëkundjet sizmike u ndjenë në Greqi, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. Ndërsa, më 26 nëntor të vitit të kaluar Shqipëria u godit nga disa tërmete të njëpasnjëshme, ku humbën jetën 51 viktima dhe mijëra të tjerë u lënduan. Po kështu, u dëmtuan me mijëra ndërtesa.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment