Rajoni

Greqia, ultimatum Turqisë: Hiq anijet nga Egjeu Lindor, ndryshe BE do vendos sanksionet

Ai është shprehur se nëse shteti turk nuk vepron  BE e ka gati listën e sanksioneve dhe mund të futet në veprim në çdo moment.
Featured image of article: Greqia, ultimatum Turqisë: Hiq anijet nga Egjeu Lindor, ndryshe BE do vendos sanksionet Stelios Petsas

GREQI-Zëdhënësi i qeverisë greke Stelios Petsas, në një intervistë që ka dhënë për mediat greke, i ka kërkuar ekzekutivit turk që të largojë urgjentisht anijet nga zona e kontestuar detare mes dy shteteve në Egjeun Lindor.

Ai është shprehur se nëse shteti turk nuk vepron  BE e ka gati listën e sanksioneve dhe mund të futet në veprim në çdo moment. Po ashtu zëdhënësi i qeverisë greke kritikoi në një farë mënyre ka kritikuar edhe shefin e NATO-s, Stoltenberg duke i thënë që të mbajë pozicionin e tij dhe mos t’i shtrijë negociatat mes Greqisë dhe Turqisë përtej atyre teknike.

“E vetmja gjë që neve na duhet të merremi vesh me turqit është delemitimi i detit”, u shpreh Petsas.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Petsas tha gjithashtu se Turqia duhet të heqë anijet nga zona e kontestuar detare më herët se sa data 24-25 shtator, kur edhe sipas tij BE mund të miratojë sanksionet.

(A.K.dosja.al)

Shto Koment