Aktualitet

Greqia rikthen karantinën për shqiptarët, 7 ditë izolim kush kalon nga Kakavija. Gjatë natës pika kufitare do jetë e mbyllur

Po ashtu ai u shpreh se në këtë këtë pikë kufitare do të vendoset dhe një grup mjekësh për të kryer kontrolle, për të gjithë udhëtare.
Featured image of article: Greqia rikthen karantinën për shqiptarët, 7 ditë izolim kush kalon nga Kakavija. Gjatë natës pika kufitare do jetë e mbyllur

GREQI- Qeveria greke ka vendosur rregulla të reja për të gjithë udhëtarët nga Shqipëria që duhet të hyjnë në territorin grek. Pas hapjes së linjave ajrore Tiranë-Athinë, sot është vendosur një masë e re për të gjithë ata që kalojnë nga pikat kufitare tokësore.

Në një konferenë për mediat, zëvendës Ministri i Mbrojtjes Civile dhe Menaxhimit të Krizave, Nikos Hardalias, se nga e mërkura në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës nuk do të ketë kalime duke filluar nga ora 23 e mbrëmjens deri në orën 07:00 të mëngjesit.

Po ashtu ai u shpreh se në këtë këtë pikë kufitare do të vendoset dhe një grup mjekësh për të kryer kontrolle, për të gjithë udhëtare.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë mësohet se nga 16 gusht, udhëtarët nga Shqipëria që hyjnë nga Kakavijaa do të duhet të kalojnë 7 ditë në izolim.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment