Rajoni

Greqia nuk pezullon vaksinën AstraZeneca, pret vendimin e Agjencisë Evropiane të Barnave

Sipas CNN, vendi bazohet në vendimin e Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA), e cila ka sugjeruar se vaksina ka më shumë përfitime sesa efekte anësore. Mësohet, se në rast se ndryshon vendimi i EMA-së atëherë mund të ndryshoj dhe vendimi i Greqisë. 
Featured image of article: Greqia nuk pezullon vaksinën AstraZeneca, pret vendimin e Agjencisë Evropiane të Barnave Foto ilustruese

GREQI-Greqia ka vendosur të mos pezulloj vendim e saj për vaksinimin me AstraZeneca, edhe pas raportove se ajo ka shkaktuar efekte anësore.

Sipas CNN, vendi bazohet në vendimin e Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA), e cila ka sugjeruar se vaksina ka më shumë përfitime sesa efekte anësore. Mësohet, se në rast se ndryshon vendimi i EMA-së atëherë mund të ndryshoj dhe vendimi i Greqisë.

Sakaq, Agjencia Evropiane e Barnave ka deklaruar se do të zhvillojë një mbledhje emergjente ditën e enjte, ku do të paraqesë dhe një vendim përfundimtar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vaksina “AstraZeneca” është pezulluar nga përdorimi në disa vende të Bashkimit Europian. Listës së nisur nga Danimarka, Holanda, Irlanda, Norvegjia, Bullgaria, Islanda, Austria, Letonia, Estonia,Austria, Rumani, Qipro, Estonia,  Irlanda, Lituania, Luksemburgu, Malta, Polonia, Spanja e Suedia; së fundmi i është shtuar Italia, Gjermania dhe Franca. Të gjitha vendet kanë njoftuar se kanë shtyrë fillimin e shpërndarjes së tyre deri në sqarimin e vdekjeve të të injektuarëve me dozën e parë të vaksinës.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment