Rajoni

Greqia nuk gjen qetësi, goditet nga tërmeti me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter

Profesor Efthymios Lekkas tha se raportohet se thellësia fokale ishte 6 km dhe vjen nga një zonë e ndjeshme e Gjirit Korinthian që ka një potencial të madh sizmik.
Featured image of article: Greqia nuk gjen qetësi, goditet nga tërmeti me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter Foto ilustruese

GREQI– Një tërmet me magnitudë 4.2, të shkallës Rihter u regjistrua nga sizmografët e Institutit Gjeodinamik me epiqendrën e tij në lindje të ishujve Alkyon në orët e para ditës së sotme.

Në bazë të raportimit nga mediat e huaja thellësia e tërmetit u vlerësua në 6 km, ndërsa lëkundjet që janë ndjerë në disa zona të Atikës, ndodhi në 6:01 të mëngjesit.

Siç shpjegoi presidenti i OASP, Profesor Efthymios Lekkas për THEMA 104,6 raportohet se thellësia fokale ishte 6 km dhe vjen nga një zonë e ndjeshme e Gjirit Korinthian që ka një potencial të madh sizmik.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Këto tërmete janë të procesit aktual të evolucionit sizmik, ato nuk mund të japin një tërmet më të madh, megjithëse ekziston një përqindje jashtëzakonisht e vogël për të pasur një tërmet më të madh. Ne jemi duke vëzhguar zhvillimin, nuk duhet të ketë shqetësim. U ndje në Atikë për shkak të thellësisë së vogël të tërmetit.”- ka thënë Efthymios Lekkas.

Burimi: Ekathimerini

A.C/Dosja.al 

Shto Koment