Aktualitet

Greqia nuk ekstradon urdhëruesin e vrasjes së Artan Cukos, Prençi: Tronditëse! U vra për herë të tretë

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi shkruan se me këtë vendim Artan Çuku është vrarë për herë të tretë, duke e konsideruar një skandal mosekstradimin e tij nga Greqia. 
Featured image of article: Greqia nuk ekstradon urdhëruesin e vrasjes së Artan Cukos, Prençi: Tronditëse! U vra për herë të tretë Ahmet Prençi

TIRANË– Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi ka reguar lidhur me lirimin e Bledar Jambellit nga Greqia. (Lexo këtu)

Me anë të një statusi në Facebook, Prençi shkruan se me këtë vendim Artan Çuku është vrarë për herë të tretë, duke e konsideruar një skandal. 

“Drejtuesi i policisë i hedhur në rrugë, vritet sepse kurrë nuk u njoftua e as u mbrojt prej rrezikut dhe braktiset; edhe i vdekur! Tronditëse, alarmante!!!,“-shkruan Prençi. 

Postimi i plotë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjykata greke ka vendosur të mos ekstradojë Bledar Jambellin. Autoritetet shqiptare janë njoftuar me anë të një njoftimi zyrtar nga Gjykata Greke. Bledar Jambelli 38 vjeç, u arrestua nga homologët grekë, pas një operacioni të gjatë në dhjetor të vitit 2018, por ata nuk kanë pranuar ta eksradojnë drejt Shqipërisë edhe pse akuzohet për vrasjen e Artan Çukos.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment