Politike

Greqia na ‘tregoi’ muskujt dhe solli fregatën në Himarë? Rama: Çmenduri! Maksimumi ka qenë Monika me kanoe

Në një lidhje live në studion e “Open”, Rama ironizoi pamjet e publikuara në media, ku tregohej anija ushtarake greke në Himarë.
Featured image of article: Greqia na ‘tregoi’ muskujt dhe solli fregatën në Himarë? Rama: Çmenduri! Maksimumi ka qenë Monika me kanoe Monika Kryemadhi dhe Edi Rama

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka mohuar që në ujërat shqiptare pranë Himarës është shfaqur një fregatë greke, vetëm dy ditë pasi kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis deklaroi në parlament, se Greqia do të zgjerohet me 12 milje në Jon.

Në një lidhje live në studion e “Open”, Rama ironizoi pamjet e publikuara në media, ku tregohej anija ushtarake greke në Himarë.

“I shoh të gjithë që po mbyten me një pikë ujë…Më shkruan një ndjekës i imi aty në Facebook e më thotë, ka ardhur fregata greke deri para shtëpisë time në Himarë. E kuptoni ça bëhet apo jo, kjo është çmenduri, po çmendin një milet të tërë. Maksimumi ka qenë Monika me atë kanoen e vet, po ça fregate thoni,”– tha kryeministri Rama ndër të tjera.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më 28 gusht, Dosja.al publikoi një foto ku shihej fregata greke në ujëat shqiptarë. Në një reagim Kapiteneria e Vlorës, pretendoi se anija nuk ishte greke po shqiptare. Sipas tyre, anija bashkë me tre të tjera ka patrulluar në breg, në kuadër të një operacioni stërvitor dhe se ka pasur në bord flamurin shqiptar.

(f.m.dosja.al)

Shto Koment