Bota

Greqia miraton projektin, fillon ndërtimi i murit në kufi me Turqinë

Zëdhënsi i qeverisë greke Stelios Petsas ka deklaraur ditën e hënë se 26 kilometra mur do të shtohen në seksion ekzistues prej 10 kilometrash me një projekt prej 63 milionë eurosh.
Featured image of article: Greqia miraton projektin, fillon ndërtimi i murit në kufi me Turqinë Foto nga muri

ATHINË-Qeveria e Greqisë ka lajmëruar se ka përfunduar planet për ndërtimin e murit përgjatë kufirin me Turqinë, për parandalimin e kalimit të emigrantëve në shtetet e Bashkimit Evropian. Sipas mediave greke zëdhënsi i qeverisë greke Stelios Petsas ka deklaruar ditën e djeshme se 26 kilometra mur do të shtohen në seksion ekzistues prej 10 kilometrash me një projekt prej 63 milionë eurosh.

Katër ndërmarrje greke ndërtimi janë zgjedhur për të ndërtuar murin e ri dhe për të azhornuar seksionin ekzistues të rrethimit, duke ecur përgjatë ose afër lumit Evros, i cili formon pjesën më të madhe të kufirit midis dy vendeve. Muri do të bëhet duke përdorur tuba çeliku të galvanizuar me baza betoni. Ndërkohë kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis vizitoi rajonin kufitar të shtunën pas një instalimi si provë të murit të ri.

Numri i emigrantëve dhe refugjatëve që udhëtonin nga Turqia në Greqi ra ndjeshëm këtë vit gjatë pandemisë. Turqia pret numrin më të madh të refugjatëve në të gjithë botën, me gati 4 milionë njerëz, kryesisht nga Siria, sipas Agjencisë së OKB për Refugjatët.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërsa një bllokim ka ndodhur në kufi në fillim të këtij viti pasi Turqia tha se nuk do të parandalonte më refugjatët që synojnë të arrijnë në Bashkimin Evropian dhe dhjetëra mijëra vetë u përpoqën të kalonin në Greqi. Të dy vendet janë gjithashtu në kundërshtim me të drejtat e energjisë në Mesdheun lindor në një mosmarrëveshje që ka shkaktuar tensione.

(k.a/dosja.al)

Një Koment në “Greqia miraton projektin, fillon ndërtimi i murit në kufi me Turqinë

  1. Kete duhet ta ben edhe Shqiperija ne kufirin me Greqine,

Shto Koment