PolitikeRajoni

Greqia mesazh Shqipërisë për integrimin në BE: Rregulloni çështjen e pronave dhe të drejtat e minoritetit

Shqipëria dhe Greqia janë në një proces bisedimesh për shumë çështje që i mbajnë të ndara dy vendet. Greqia kërkon ndërkohë respektimin e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri, ndërsa vendi ynë është me “sytë nga qershori”, muaj kur pritet të jepet vendimi për hapjen e negociatave për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian.
Featured image of article: Greqia mesazh Shqipërisë për integrimin në BE: Rregulloni çështjen e pronave dhe të drejtat e minoritetit Prokopis Pavlopulos, president i Greqisë

Presidenti grek Prokopios Pavloulos i jep një mesazh Shqipërisë për integrimin në BE.

Gjatë takimit që zhvilloi me presidenten kroate Kolinda Grabar-Kitaroviç, Pavloulos tha se janë 3 vende që duhet të respektojnë pakicat kombëtare si edhe të zgjidhin çështjen e pronave.

Presidenti grek përfshiu tre vende në fjalën e tij, Shqipërinë, Maqedoninë dhe Turqinë.

Presidenti i Greqisë, Prokopios Pavloulos i ka dërguar sërish një mesazh shumë të qartë Shqipërisë, por edhe Maqedonisë e Turqisë, kur bëhet fjalë për integrimin në Bashkimin Europian.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nëse ata duhet të kenë perspektivë europiane duhet të plotësojnë detyrimet që shtrohen nga legjislacioni europian. E drejta e pronës përbën një pengesë të pakapërcyeshme për integrimin evropian të Shqipërisë.

Prokopios Pavloulos, president i Greqisë

Shto Koment