Rajoni

Përhapin Covid-19, Greqia merr vendimin ekstrem, do të vrasë 2 mijë e 500 nuselala

Sipas një studimi nuselalat janë cilësuar si një nga llojët e kafshëve që shpërndajnë dhe mund të krijojnë një mutacion të virusit.
Featured image of article: Përhapin Covid-19, Greqia merr vendimin ekstrem, do të vrasë 2 mijë e 500 nuselala Foto nga nuselalat e vrara

GREQI- Covid-19, përveç se po përhapet me anë të njerëzve të infektuar po përhapet edhe nga kafshët. Sipas një studimi, nuselalat janë cilësuar si një nga llojet e kafshëve që shpërndajnë Covid-19 dhe që mund të krijojnë mutacion të virusit.

Në Kozan në disa ferma që rrisin nuselala, janë zbuluar shumë fermerë që kanë rezultar me Covid-19 për shkak të kalimit nga kafshët te njerëzit. Mediat fqinje bëjnë të ditur se nuselalat që rezultojnë pozitiv me Covid pas rezultateve do të vriten dhe më pas të groposen.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shteti i parë që vendosi të vriste nuselalat është Danimarka që para disa kohësh vrau me mijëra. Pas këtij vendimi të Danimarkës edhe Spanja vendosi që të zhduk të gjitha fermat e nuselalave.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment