Rajoni

Greqia liron masat në prag të sezonit turistik, hapen baret dhe restorantet në kushte të rrepta

Duke filluar nga sot baret do të hapen por në kushte të rrepta higjenike.
Featured image of article: Greqia liron masat në prag të sezonit turistik, hapen baret dhe restorantet në kushte të rrepta Hapja e bareve ne Athine

GREQI– Ditën e sotme vendi fqinj filloi hapjen e bareve dhe restoranteve pas gati 6 muajsh që prej bllokimit të vendosur në muajin Nëntor.

Duke filluar nga sot baret do të hapen por në kushte të rrepta higjenike.

Sipas mediave greke, do të lejohet që baret të shërbejnë vetëm në ambjent të hapur, dhe tavolinat duhet të jenë ne distancë prej 1.5 m dhe nuk lejohen më shumë se 6 persona në tavolinë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Të paktën deri në një njoftim të dytë, ato do të mbeten të hapura deri në 10:45 të darkës dhe nuk do të lejohen të venë muzikë të lartë për të evituar grumbullimin e shumë njerëzve.

Greqia parashikon që nga 15 Maji të lirojë më tej masat, duke hapur dhe kufinjtë me shpresën e një sezoni të sukseshëm turistik.

(d.a/dosja.al)

Shto Koment