Aktualitet

Greqia jep lajmin e mirë për punëtorët sezonalë, shtyhet me 90 ditë leja e qëndrimit

Shtyhet me 90 ditë leja e qëndrimit për shqiptarët që bëjnë punë sezonale në Greqi.
Featured image of article: Greqia jep lajmin e mirë për punëtorët sezonalë, shtyhet me 90 ditë leja e qëndrimit Foto ilustruese

GREQI-  Ministria e Zhvillimit Bujqësor në Greqi publikon qarkoren me shtyrjen e lejeve të qëndrimit për punë sezonale në Greqi. Në këtë vendim të ri thuhet se shyhet me 90 ditë leja e qëndrimit për punëtorët që ndodhen në shtetin helen.

“Në bashkëpunim me ministrinë e Mbrojtjes së Qytetarit për përballimin e situatës së shkaktuar nga covid-19, bazuar në kuadrin ligjor lehtësues për rimëkëmbjen e ekonomisë të Aktit Normativ botuar në fletoren zyrtare në datën 01-05-2020 me nr A 90, kanë vendosur shtyrjen 90-ditore të lejeve të qëndrimit për punëtorët në bujqësi që kanë hyrë në vend me këtë udhëzim, konkretisht për mbledhjen e frutave dhe ullinjve. Për të përfituar shtyrjen e lejes sezonale të qëndrimit, të interesuarit duhet të dorëzojnë kërkesë në organet kopetente të zonës ku ndodhen, shoqëruar nga një deklaratë e punëdhënësit, për vazhdim të kontratës së punësimit.”, thuhet në njoftim.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë, deri më 14 gusht shqiptarët nuk lejohen të futen në shtetin helen, pasi konsiderohemi si një vend i pasigurt sa i përket koronavirusit. Vetë ata që janë të pajisur me letra greke mund të hyjnë dhe të dalin në shtetin grek.

J.V/Dosja.al

Shto Koment