Aktualitet

Greqi/ Vrasje, kanosje, kush janë shqiptarët e tmerrshëm në burgun e Koridalos

Grupi kriminal, nga ana tjetër akuzohet edhe për vrasjen e dy shqiptarëve Albert Bako dhe Bardhyl Tusha, po në burgun e Koridalos.
Featured image of article: Greqi/ Vrasje, kanosje, kush janë shqiptarët e tmerrshëm në burgun e Koridalos Foto ilustruese

GREQI– Drejtësia ka ngritur akuzat për tetë shqiptarë dhe pesë grekë, të cilët ndodhen pas hekuarve në burgun e Koridalos. Sipas raportimit të medieve greke ata akuzohen për grup të strukturuar kriminal, vrasje, gjobvënie, etj.

Grupi kriminal, nga ana tjetër akuzohet edhe për vrasjen e dy shqiptarëve Albert Bako dhe Bardhyl Tusha, po në burgun e Koridalos. Gjithashtu, prokuroria ka prova se shqiptarët në bashkëpunim me grekët  kanë vrarë avokatin grek Mixali Zafiropoulo.

Po ashtu Banda përgatiti edhe arratisjen nga burgu i Koridalos të dy vëllezërve Leonard Pepa dhe Elvis Pepa.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Akuzat për bandën shqiptaro-greke

1. Tentative vrasje te nje shtetasi grek, ndodhur me 03.11.2014 jashte baneses se tij ne Athine.
2. Vrasjen e avokatit grek Mixali Zafiropoulo, ne 12.10.2017 brenda ne zyren e tij ne Athine.
3. Kanosjen e nje avokati grek ne 07-08.02.2019 ne Athine. Ne kete rast te akuzuarit kane derguar 3 shtetas jashte burgut, per t’i marre 3000 euro avokatit nen kercenim per jeten. Autoret u arrestuan dhe vijon hetimi.
4. Vrasjen e shqiptarit Albert Bako me 14.01.2019 ne sektorin e te burgut Koridalos.
5. Ndihme ne arratisjen e shtetasve shqiptare Leonard Pepa dhe Elvis Pepa nga burgu i Koridalos ne 01.01.2019.
6. Tentative per manipulimin e shkakut te vdekjes se shqiptarit Bardhyl Tusha ne burgun e Koridalos me 27.01.2019 me qellim qe te dukej si helmim dhe te akuzohej nje shtetas grek i burgosur.

Shto Koment